Të bësh dashuri kur je me grip është më e shëndetshme se të mbushesh me ilaçe, dhe kjo është provuar shkencërisht. Tanimë është fakt, shumë preferojnë të shohin seri televizive se sa të bëjnë dashuri. Të heqësh dorë nga seksi mund të jetë një gabim i madh, si për gjendjen shpirtërore, ashtu edhe për shëndetin.
Është vërtetuar shkencërisht se seksi ndihmon të qëndrosh në formë, forcon muskujt e zemrës dhe është i favorshëm për ekuilibrin tonë psikik. Dhe më shumë se kaq, seksi është shumë i dobishëm për shërimin e shpejtë nga gripi.
Duket si shaka, por është e vërtetë: të bësh dashuri kur je me grip është më e shëndetshme se të mbushesh me ilaçe. Kjo thuhet në një studim të kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti Wilkes. Ata shqyrtuan një grup prej 100 nxënësish të moshës 20-vjeçare me mesatarisht rreth 2 marrëdhënie seksuale në javë.
Të bësh dashuri bën të kalojë ftohja, thotë shkenca
Në grupin e marrë në studim u vu re një rritje e imunoglobulinës A, një antitrup shumë i rëndësishëm, i pranishëm në pështymë dhe në mukozë, i cili shfaqet si një nga barrierat më të mira mbrojtëse kundër ftohjes dhe gripit. Studiuesit kanë treguar se ata që udhëheqin një jetë seksuale veçanërisht aktive, me një mesatare prej 2-3 raporte në javë, mund të përfitojnë nga rritja e imunoglobulinës A me rreth 30%.
Për këtë arsye, kur jemi me grip, çdo lloj dëshire seksuale kurrë nuk duhet të nënvlerësohet. Ato janë mesazhe që trupi ynë na dërgon, duke na bërë të kuptojmë se sistemi imunitar po zgjohet dhe është gati për të luftuar virusin.
Seksi është më i mirë se vitamina C
Përveç kësaj tregohet se orgazma gjeneron një lëshim adrenaline të mjaftueshme për të “shkundur” sistemin e frymëmarrjes dhe për të luftuar të ashtuquajturën “hundë të mbingarkuar”. Të bërit dashuri bën të kalojë i ftohti dhe mund të konsiderohet aq i rëndësishëm sa një dozë masive e vitaminës C. Dhe, le ta pranojmë, është edhe më shumë argëtim.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: www.rds.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.