Momente vendimtare shënojmë afrimin tek Zoti duke u futur në një rrugëtim të ri. Pastor Akil Pano në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula sjell në kujtesë çastin kur një zë i brendshëm i mistershëm e befasoi.
Më tej, gazetarja, Entela Hidri, besimtare myslimane shkëput rrëfime nga jeta si ajo i është përkushtuar besimit fetar, ndërsa Prof.Dr Gjergj Sinani analizon aspekte të ndryshme fetare që shpesh përbëjnë debate delikate si ekzistenca e Zotit, lëkundja e besimit, simbolet fetare apo dhe koncepte që thelbit të besimit e qenies njerëzore.
Duke folur për librat e shenjtë, pastor Pano zbulon dhe se si është rritur me frymën e besimit nga gjyshërit dhe prek aspekte personale kur tregon për lutjen apo dhe lirinë e zgjedhjes së besimit nga fëmijët e tij. Ndryshe Hidri shkëput episode nga e përditshmja duke pranuar se është paragjykuar për zgjedhjen që ka bërë, e shton se ndihet mirë për besimin që ndjek.
Burimi / BW
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.