Mirëqenie

April 20, 2017 | 9:51

Të biesh në peshë kërkon fuqi mendore

young_woman_eating_fast_food_meal_alone

Të gjithëve na ka ndodhur që një mikeshë të na ofrojë një çokollatë apo një biskotë dhe ne mos të kemi mundësinë t’i themi jo. Në fund të fundit, sa mund të na shëndoshë kjo?

Çfarë të bëjmë?!

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Sekreti është që të trajnojmë trurin të themi ‘jo’ ndaj ushqimeve të vogla dhe kjo para se të nisni regjimin për të rënë në peshë.

Të biesh në peshë kërkon fuqi mendore, jo vetëm të mos hash. Vrapuesit vrapojnë në maratonë. Por, kur vjen puna te dieta, njerëzit heqin dorë nga ushqimi. Mos e bëni këtë!

Përgatiteni veten në të njëjtën mënyrë siç bën një sportist, para se të nisë garën. Duke trajnuar trurin që të heqë dorë nga ato ushqime që ju i doni aq shumë, por që shpesh janë ato që bëjnë të shtojmë kilogramë.

Për këtë duhen të paktën 3 javë, e nga gjërat duhet të heqësh dorë gradualisht. Për të nisur duhet të caktohen së pari ushqimet ‘e rrezikshme’, ndaj edhe i jepet kohë vetes për t’u përgatitur. Përkushtohuni që të mos i hani këto ushqime për 10 ditë. E nëse ia dilni, vazhdoni edhe për 10 ditë të tjera. Deri atëherë do të jetë thyer ‘dëshira’ ndaj edhe pse ushqimin mund ta konsumojmë sërish, nuk do të jetë njëlloj. Në këtë moment, nis dieta për të rënë nga pesha.

Motivimi duhet të jetë përgatitja për dietën dhe jo përgatitja për të rënë në peshë. Nëse ushqimet që na pëlqejnë janë ato ‘të shëndetshmet’ gjithçka bëhet më e lehtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top