Një studim konstaton se, ata që konsumojnë pesë deri në shtatë racione të frutave dhe perimeve gjatë gjithë ditës ulin rrezikun e stresit psikologjik, sidomos te femrat.
Gjetjet e publikuara në Journal Open British Medical, tregojnë se njerëzit, të cilët kanë ngrënë pesë deri në shtatë porcione ditore të frutave dhe perimeve kishin një rrezik 14% më të ulët të stresit se sa ata që kanë ngrënë 0-4. Gratë që kanë ngrënë pesë deri në shtatë porcione të frutave dhe perimeve në ditë kishin një rrezik 23% më të ulët të stresit.
“Ky studim tregon se konsumimi i moderuar I frutave dhe perimeve çdo ditë është i lidhur me normat më të ulëta të stresit psikologjik,” tha Dr. Melody Ding nga Universiteti i Sidneit në Australi.
Ekipi analizoi më shumë se 60.000 australianë të moshës 45 vjeç e lart.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.