Sipas ekspertëve nuk ka dyshime: falja ia vlen. Në përgjithësi është më e thjeshtë të falësh të tjerët, sesa veten.
“Kjo sepse priremi të jemi kritikët më të ashpër të vetes sonë”, preçizon Patrizia Castellucci, psikologe dhe psikoterapeute në Lugano, autore e “Ritmi. Vrapi i kohës dhe zgjedhjet e jetës”.
Për të shkarkuar peshën e ndjenjës sonë të fajit, shpesh i drejtojmë vetes inatin dhe zemërimin, duke rrezikuar t’i bëjmë keq pikërisht vetes.
Kur kemi kryer diçka për të cilën jemi penduar, shkojmë kundër asaj që presim nga vetja. Zgjidhja është një proces i ngjashëm me trazimin që të shkakton humbja. Në fillim nuk e pranojmë atë që ka ndodhur. Nëse ka qenë një tradhti, fillojmë duke thënë: “Nuk është e mundur, duhet të jetë një keqkuptim”.
Në stadin e dytë jetojmë zemërimin, që u bën vend energjive negative dhe, duke mos e pranuar, rrezikon të na mbajë të lidhur me të kaluarën. Më pas vjen trishtimi, që lidhet me vetëdijen e asaj që kemi humbur (vlerësimi për tjetrin ose për veten), që mund të sjellë mandej depresionin, ose frikën se situata të cilën e kemi humbur mund të mos kthehet më.
“Bëhet fjalë për faza fiziologjike. Nuk duhet të keni frikë t’i përshkoni, edhe nëse janë të dhimbshme. Vetëm duke i jetuar të gjitha fazat arrijmë të kapërcejmë të shkuarën dhe të pranojmë një situatë të re”, shton Castellucci.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.