Në fokus

January 8, 2020 | 8:04

Të dish të presësh nuk është dobësi, por guxim

Të dish të presësh, të presësh kohën e nevojshme që farërat të rriten, që ndjenjat të shfaqen dhe që faktet të ndodhin. Gjithçka ka kohën e vet, ritmet e saj, edhe nëse nuk duam ta pranojmë. Pritja është koha e mërzisë dhe padurimit, por edhe preludi që na mbron, arti i durimit dhe rruga e të mësuarit, ndonjëherë edhe në mënyrë të pavullnetshme.

Shoqëria e sotme mbështetet shumë në performancën dhe rezultatet e marra në kohën më të shkurtër të mundshme. Ne duam të bëjmë më shumë dhe më shpejt. Ne jetojmë në një mënyrë të përshpejtuar, vazhdimisht nën presion, në një botë që na ofron një tepricë stimujsh dhe që na bën të shqetësohemi më shumë për rezultatet sesa për udhëtimin.

Ndalimi na frikëson, por çfarë do të ndodhte me të vërtetë? Si do të ndiheshim nëse vendosim një frenë në shpejtësinë tonë? Durimi është një art që presupozon tolerancën ndaj paqartësive. Pritja na frikëson, por është e qartë se ndonjëherë është e pamundur ta shmangësh atë. Të dish të presësh do të thotë të mbrosh veten nga eventualiteti i menjëhershëm dhe të jesh në gjendje të kapërcesh situatat e pafavorshme pa rënë.

Ata që kanë durim janë të vetëdijshëm për pengesat dhe pasojat e impulsivitetit. Të jesh i durueshëm do të thotë të mos largohesh nga rrethanat, por të dish të veprosh në kohën e duhur.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top