Këshilla & Arsye

November 16, 2019 | 8:22

Të ecësh një orë në ditë lufton kancerin e gjirit

Pas menopauzës, parandalimi i kancerit të gjirit bëhet duke shëtitur në ajër të pastër. Këtë fakt e bën të ditur një studim i botuar në “Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention” nga kërkuesit e Shoqatës Amerikane të Kancerit në Atlanta.

1

Sipas studiuesve, të ecësh të paktën një orë në ditë me hap normal zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit në 14%. Autorët e këtij studimi kanë analizuar të dhënat e mbledhura të mbi 74 mijë grave të moshës nga 50 deri në 70 vjeçe, në harkun kohor prej 15 vitesh.

Kush nuk ka probleme me aktivitetin fizik dhe e shton minutazhin e shëtitjeve, përfiton avantazhe edhe më të mëdha duke e ulur rrezikun deri në 25 %. Për këtë arsye, sipas studiuesve, ecja nga 7 deri në më shumë orë në javë mund t’u interesojë shumë femrave të cilat sapo kanë hyrë në menopauzë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top