Me vetëm pak planifikime paraprake, mund të qëndroni në rrugën e duhur dhe të gëzoni festimet.
Shopping, festa, rregullime, gatime, udhëtime. Gjithmonë pushimet janë të mbushura me aktivitete të cilat të bëjnë lehtësisht që të heqësh dorë nga rutina e palestrës.
Sipas studiuesve në Universitetin Cornell në Nju Jork, shumica prej nesh fitojnë mesatarisht 1.3 kilogramë gjatë festave. Ndërkohë që kjo nuk mund të tingëllojë si një fitim i madh, mungesa e ushtrimeve gjatë pushimeve të kombinuara me një rrjedhë të pafundme të ushqimeve me kalori të lartë mund të rezultojë në ndryshime të dukshme në përbërjen tuaj të trupit.
Gjithashtu Ekipi i Cornell gjeti se shumicës së njerëzve iu desh pesë muaj ose më shumë për t’u kthyer në peshën para pushimeve të tyre!
Lajm i mirë? Ushtrimi jo vetëm që ju ndihmon të mbani peshën tuaj dhe përbërjen e trupit, por gjithashtu ndihmon në luftimin e stresit dhe depresionit që shpesh sjell stina. Me vetëm pak planifikime paraprake, mund të qëndroni në rrugën e duhur dhe të gëzoni festimet.
7 strategjitë sezonale
Për fat të mirë strategjitë e mëposhtme bëjnë që të ushtroheni duke iu përshtatur edhe sezonit:
Bëni palestër herët në mëngjes.
Sa më gjatë që prisni, aq më pak ka gjasa që ta bëni atë.
Udhëtim? Përzgjidhni një rutinë 15-minutëshe të peshës trupore.
Stërvitja që mund të bëhet kudo, pa pajisje, është e shpejtë dhe miqësore.
Regjistrohu në një pistë vrapimi.
Bashkohuni me disa shokë dhe ecni në vend.
Ngjeshni rutinën tuaj të stërvitjes.
Shkencëtarët australianë zbuluan se gratë që përdornin një stërvitje me intensitet të lartë tre herë në javë derdhnin më shumë yndyrë se ata që ushtronin mesatarisht dy herë më shumë.
Bashkohuni me një shok për stërvitjeje.
Bisedimi me një mik ose anëtar të familjes mund t’ju ndihmojë të mbani përgjegjësi për qëllimet tuaja të fitnesit.
Ndërtoni më shumë aktivitete në ditët tuaja.
Merrni shkallët, ecni më shumë, bëni më shumë punë shtëpie.
Ushtrohuni jashtë.
Keni kaq shumë forma ushtrimi në natyrë, i cili njëkohësisht është dhe argëtuese, saqë do të harroni se po stërviteni!
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.oxygenmag.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.