Kush prind nuk e ka marr fëmijën e vogël në shtrat gjatë natës? Edhe pse zakonisht konsiderohet një zakon i gabuar që e pengon fëmijën të ketë pavarësinë e tij, në të vërtetë është diçka që i bën mirë marrëdhënies me nënën. Gjumi vetëm, në fakt, e bën më të vështirë krijimin e lidhjes nënë-fëmijë, duke favorizuar shfaqjen e sjelljeve të gabuara nga të rriturit.
Pse fëmijët duhet të flenë me nënën e tyre?
Sipas hulumtimeve të bëra nga Dr. Nils Bergman nga Universiteti i Cape Town, Afrika e Jugut, fëmijët duhet të flenë në shtratin e nënës së tyre deri në moshën 3-4 vjet. Në veçanti, të sapolindurit duhet të pushojnë në gjoksin e prindërve në javët e para të jetës, në mënyrë që të favorizojnë zhvillimin e tyre dhe të zvogëlojnë akumulimin e stresit kur ata qëndrojnë vetëm në dhomë. Arsyeja është shumë e thjeshtë: ky zakon ka efekte pozitive jo vetëm në marrëdhëniet që krijohen me nënën, por edhe në tru dhe në cilësinë e gjumit.
Me pak fjalë, që fëmija të rritet në mënyrën më të mirë të mundshme duhet të qëndrojë pranë nënës së tij, pasi vetëm kështu lidhet më shumë me të.
Burimi / https://donna.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.