Këshilla & Arsye

November 16, 2018 | 14:14

Të flesh më pak se 7 orë në natë ka pasoja serioze për trupin: ja cilat janë ato…

Të flesh pak ose keq dëmton trupin tonë dhe jo vetëm nga pikëpamja e disponimit apo konsumit të energjisë, ka probleme të tjera që mund t’i sjell mungesa e gjumit. Një burrë i rritur, duhet të flejë mesatarisht midis 7 dhe 9 orë në natë, por për fat të keq shumica flenë më pak ose nuk e konsiderojnë të rëndësishme të pushojnë për aq kohë, duke u ndjerë gjithmonë të ngarkuar. Në realitet, gjumi luan një rol themelor në funksionimin e shëndetshëm të trupit tonë dhe gjumi i pakët çon në pasoja të rënda.

Të mos flesh mirë mund të çojë në shtim në peshë: gjumi vepron në funksione të ndryshme të trupit tonë, një prej tyre ka të bëjë me molekulat që rregullojnë ndjenjën e urisë. Të fjeturit pak ju bën më të uritur, veçanërisht për sheqerna dhe yndyrna.

Të fjeturit pak ose jo rehat mund të shkaktojë probleme të lëkurës: shpenzimi i shumë netëve pa gjumë ose fjetja për disa orëve jo vetëm që shkakton rrathët e zinj poshtë syve, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tjera të lëkurës. Mund të dëmtojë, për shembull, kolagjenin, proteinën që e mban lëkurën të butë, duke ndihmuar në plakjen e parakohshme.

Të fjeturit pak mund të shkaktojë edhe sëmundje serioze: disa prej tyre janë sulme në zemër, aritmi kardiake, hipertension, diabet, goditje në tru. Për më tepër, vlerësohet se 90% e njerëzve që vuajnë nga pagjumësia mund të vuajnë nga çrregullime shoqëruese, ndonjëherë jo të dukshme.

Të fjeturit pak ose keq çon në përkeqësimin e kujtesës: gjumi ndihmon në ruajtjen dhe konsolidimin e të dhënave të asimiluara gjatë ditës. Mos pushimi mjaftueshëm bën që truri ynë mos ta kryejë këtë aktivitet në mënyrë të kënaqshëm.

Mos fjetja çon në proceset e ngadalësimit të njohjes: vëmendja, përqendrimi dhe zgjidhja e problemeve reduktohen. Për më tepër, sjell edhe vështirësi në mësim.

Të fjeturit më pak se 6 orë në natë rrit mundësinë për të vuajtur nga depresioni: pagjumësia bëhet tokë pjellore për shfaqjen e formave të depresionit dhe ankthit.

Mos fjetja në mënyrë në rregullt zvogëlon epshin: edhe dëshira seksuale është e lidhur me gjumin. Nëse nuk fle siç duhet ulet dëshira seksuale.

Fjetja është shumë e rëndësishme për funksionet tona kognitive dhe fizike. Është e nevojshme që të përpiqeni t’i kushtoni kohën e duhur të tjerëve për të jetuar më mirë dhe të jeni gjithmonë plot energji dhe pozitiv.

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top