Ëndrrat janë të mistershme, dhe kuptimet e tyre mund të duken gati të pamundura për tu deshifruar. Disa nga ëndrrat tona më të zakonshme, janë mjaft të ngjashme: duke rënë, duke u ndjekur, duke punuar deri vonë… Sipas ekspertëve, është e mundshme që të gjitha këto ëndrra të frikshme do të thonë të njëjtën gjë: Ju jeni ndjeheni në ankth.
Është joshëse të intepretosh ëndrrat dhe ata mund të kenë kuptime komplekse. Por motivet e veçanta të listuara më sipër janë të lidhura shpesh me ndjenjat e ankthit.
Deshifrim i ëndrrve tuaja kërkon përqëndrim në veten tuaj.
“Ëndrrat janë tregime që ilustrojnë se çfarë po ndodh në jetën tuaj. Ata janë një pamje vizuale e gjendjes së brendshme të ëndërruesit” shpjegon Dr. Prudence Gourguechon, për HuffPost.
Shfaqja lakuriq në publik do të thotë se trupi juaj është i ekspozuar, një ëndërr në lidhje me të do të thotë që ju ndjeheni të ekspozuar emocionalisht. Ndoshta ju jeni gati për të provuar diçka të re ose të guximshme dhe jeni të frikësuar.
Një ëndërr sikur jeni në rënie mund të thotë se keni humbur ekuilibrin tuaj emocionalisht, frikë dështimi apo fillim i depresionit.
Ëndërrat nuk do të thonë të njëjtën gjë për çdo dy njerëz, por ato mund të merren si pikënisje për të menduar në lidhje me emocionet tuaja.
Ëndrra juaj gjithashtu mund të përfaqësojë një dëshirë dhe jo një ankth. Teoritë e hershme thonin se ëndrrat janë dëshirat tona më të thella.
Sipas ekspertëve kuptimi i vetes është mënyra më e mirë për intepretimin specifik të ëndrrave tuaja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.