Për shkak të pranisë së pasur të kripërave minerale dhe vitaminave, të kombinuara me disa kalori, panxhari i kuq është një super ushqim që kurrë nuk duhet të mungojë në një dietë të ekuilibruar.
Lëngu i panxharit të kuq rrit qëndrueshmërinë fizike dhe forcon qarkullimin, kurse nitratet në përbërjen e tij, zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe qëndrueshmërinë. Panxhari është një perime karakteristike me ngjyrë të kuqe që përdoret në kuzhinë. Pasuria e tij me minerale, karbohidrate, yndyra dhe proteina e bën ushqim të shpeshtë dhe të shëndetshëm. Është gjithashtu i pasur me vitaminë B12, dhe gjithashtu përmban një sasi të vogël të kobaltit.
Pastron gjakun
Merrni dy kokrra panxhari të kuq, copëtojini ato, shtoni gjethe lidhjeje të majdanozit dhe i zieni për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe copëtoni qepë të reja të bardha dhe të kuqe, karota, rrënjë majdanozi dhe selino. Katër deri në pesë kokrra të freskëta të panxhari të kuq i prisni në pjesë të imëta. Të gjitha perimeve i shtoni një lugë vaj ulliri dhe lëng limoni, përzieni mirë gjellën të cilën duhet shërbyer menjëherë.
Sallatë për forcimin e stomakut
Grimconi një panxhar (të madh) të kuq dhe një rrënjë të vogël nga selino. Shtoni kripë, një lugë çaji uthull molle dhe vaj ulliri, hidhni qimnon të bluar. Në fund, të gjitha duhet përzier me salcë kosi dhe majdanoz.
Burimi: Zeri.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.