Në fokus

November 2, 2018 | 14:09

Të gjithë e pyesin pse nuk ka ende fëmijë, ajo i qetëson me një përgjigje të shkëlqyer…

Sjellja në jetë e një fëmije është një bekim i madh, por jo të gjitha gratë ëndërrojnë të bëhen nëna ose kanë mundësinë që ta bëjnë këtë. Të pyesësh një grua pse ajo nuk ka ende fëmijë është një pyetje indiferente dhe e papërshtatshme. Emily Bingham, shkrimtare amerikane, ka postuar në Facebook një postim shumë prekës me të cilin ajo i drejtohet të gjithë atyre njerëzve që pyesin vazhdimisht pse ajo nuk ka ende fëmijë.

Emily Bingham, 33 vjeç, është një grua e pavarur dhe e karrierës. Një ditë, pasi kaloi një fundjavë me familjen e të dashurit të saj, ajo vendosi të publikojë një postim provokues në Facebook për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit. Gjatë një darke, nëna e djalit pyeti disa herë se kur ata kishin në plan të bëheshin me fëmijë. Pastaj gazetarja e pavarur publikoi në rrjetin social një foto të ekos të marrë nga Google.

Postimi:

“Përshëndetje të gjithëve! Tani që kam tërhequr vëmendjen tuaj me këtë eko të marrë nga një kërkim në imazhet e Google, mund t’ju them se ky është vetëm një mesazh miqësor për t’ju bërë të kuptoni se projektet dhe vendimet e të tjerëve në lidhje me riprodhimin nuk janë shqetësimi juaj.

Para se të pyesni një çift të ri të martuar, kur do të zgjerojnë familjen e tyre, para se të pyesni prindin e një fëmije të vetëm se kur do t’i dhuroni atij një motër ose një vëlla të vogël, para se të pyesni një grua të vetme në fund të 30-ve të saj se kur do të bëhet me fëmijë, pasi tik-taku i orës biologjike ecën… mjaft më.

Të lutem mjaft. Ndoshta këta njerëz kanë probleme me fertilitetin, ndoshta  kanë pësuar një dështim ose janë duke luftuar me një problem shëndetësor.

Ju nuk mund ta dini nëse këta njerëz kanë vështirësi në marrëdhëniet e tyre ose janë shumë të stresuar ose nuk gjejnë kohën e duhur. Ju nuk e dini se kush po përpiqet të ketë fëmijë. Ju nuk e dini se dikush që ka vendosur të ketë fëmijë nuk po e arrin dot. Ju nuk e dini se pyetja juaj e “pafajshme” shkakton dhimbje, vuajtje, stres dhe frustrim. Ndoshta dikush nuk do t’i përjetojë këto ndjenja, por nga përvoja ime dhe nga tregimet që kam dëgjuar nga miqtë e mi, mund t’ju them se kjo ndodh shumë shpesh.

Morali i tregimit: Nëse jeni gjyshër që aspirojnë ose miqtë dhe të afërmit, duhet të dini se ky nuk është absolutisht problemi  juaj. Pyetini njerëzit se çfarë i bën ata të lumtur. Pyetini se cili është momenti më i mirë i ditëve të tyre.

Nëse dikush dëshiron t’ju lejojë të hyni në çështje shumë personale, siç janë planet e tyre për të pasur fëmijë apo jo, bëjeni këtë. Nëse jeni kurioz, rrini duarkryq dhe prisni dhe lërini të tjerët të bëjnë zgjedhjen e tyre, nëse dhe kur janë gati”.

Pas publikimit të postimit, Emily mori shumë mesazhe nga njerëz që kishin përvojën e vet. A mendoni se është e drejtë të pyesësh një grua nëse do të ketë një fëmijë? A nuk mendon se një pyetje e thjeshtë mund të bëjë shumë dëm?

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.imiglioripost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top