Një çift të vegjlish me sindromën e Down kanë formuar një lidhje të pathyeshme pasi u bënë bashkë nga prindërit e tyre.
Clara dhe Cutler, janë ata të dy, të cilët janë bërë të pandashëm që kur mami i Clara Lana Beaton, 39 vjeç, dhe ajo e Cutler, Amy Sanders, 43 vjeç, filluan të përshtatnin oraret e argëtimit për fëmijët e tyre, kur ishin vetëm disa muajsh.
Amy, një mësuese e shkollës dhe Lana një shtëpiake e njihnin njëra-tjetrën që nga koha e fëmijërisë në Grand Forks, Dakota e Veriut, por kurrë nuk kishin qenë mikesha të ngushta derisa të dyja mirëpritën fëmijët me sindromën Down, me shumë pak muaj diferencë nga njëri-tjetri.
Tani çifti i adhurueshëm kalon të paktën dy ditë në javë së bashku dhe ndajnë sesionet e tyre fizike, profesionale dhe të fjalës.
Lana, e cila lindi Clarën në nëntor 2015, i dërgoi Amy një mesazh në Facebook, pasi dëgjoi nga një mik i përbashkët, se djali i saj Cutler, i lindur në shkurt të vitit 2016, kishte gjithashtu të njëjtën sëmundje.
Prindërit vendosën të takoheshin në një lokal në prill 2016, ku Clara dhe Cutler u njohën me njëri-tjetrin, dhe nënat thonë se, që nga ajo kohë fëmijët e tyre janë bërë miq shumë të mirë.
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.