Unë jam një nënë dhe kurrë nuk prisja të kaloja një makth të tillë. Fëmija im nuk jeton më dhe të gjithë prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që gripi mund t’u sjellë fëmijëve tanë. Leon im ishte mirë, ai kurrë nuk kishte patur ndonjë problem.
Deri në mëngjesin e 24 dhjetorit, kur djali im u zgjua dhe nuk mund të merrte frymë mirë. Si burri im dhe unë, jemi mjekë dhe për këtë, ne e kuptuam menjëherë gjendjen e tij. Një ditë më parë, ai kishte pak rrufë, por nuk menduam që gjithçka mund të kthehej në tragjedi. Atë mëngjes, Leon, u vesh vetë dhe hëngri edhe mëngjes, para se ta çonim në spital.
Kur mbërritëm në sallën e urgjencës, mjekët e transferuan menjëherë në kujdes intensiv dhe e diagnostikuan me pneumoni bakteriale dhe gripin A. Nuk menduam se kjo sëmundje do ti shkaktonte atij vdekjen, në të vërtetë ishim të bindur se trajtimi intensiv do të bënte që të shërohej shpejt. Megjithatë mëngjesin e Krishtlindjeve, fëmija im vdiq. Ai nuk iu përgjigj kujdesit mjekësor dhe nënës, ishte e pamundur për mua të besoja se ai vërtet ishte larguar përgjithmonë.
Ai kishte kaluar një hemorragji pulmonare, një gjakderdhje në mushkëri. Mbaj mend shumë mirë momentet e mia të fundit me të, me duart në flokët e tij të bardha, si unë putha ballin e tij. Si prind, do të kisha dashur ta kuptoja më herët se gripi ishte kaq i rrezikshëm. Unë jam mjeke dhe më shkatërron fakti që nuk isha në dijeni të gjithë kësaj.
Tani e kuptoj, pse të gjithë mjekët rekomandojnë, çdo vit, vaksinën e gripit për fëmijët mbi gjashtë muaj. Unë nuk ia kam bërë djalit dhe ja rezultati. E kisha shtyrë atë një vit më vonë dhe në fund, nuk ishte më e mundur.
Ndër fëmijët që vdesin çdo vit, rreth 80% nuk e kanë bërë vaksinën e gripit. E zbulova vetëm pas vdekjes së djalit tim. Mund të duket e pabesueshme, se me dy prindër mjekë, Leon vdiq nga një sëmundje që mund të duket kaq e padëmshme. Si prind, mund të them se kjo përvojë ishte shumë e dhimbshme. Kjo është koha më e mirë për të vaksinuar fëmijët. Pushimet dhe çdo gjë tjetër mund të presin, por kjo nuk duhet të ndodhë.
Burimi / www.bigodino.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.