Mbipesha është shkaktari i shumë shqetësimeve që kanë të bëjnë me fizikun tonë. Pasojat janë: kilet e tepërta, deformim trupor, mbivendosja e dhjamit, deri tek një sërë sëmundjesh, të cilat janë derivat i shtimit në peshë. Më të vuajturit janë ata që e kanë të atillë punën që iu duhet të rrinë gjatë të gjithë kohës ulur. Ky stil jetese pra, e dëmton seriozisht fizikun. Por si ta shmangim këtë rutinë aspak të shëndetshme për organizmin dhe trupin tonë?
Ekzistojnë disa mënyra që na tregojnë se si mund të humbim peshë brenda pak kohësh edhe duke qëndruar ulur. Mjaftojnë disa minuta në ditë, duke e nisur këtë ritual që nga tryeza.
Qeshni shumë
Të qeshurit është provuar nga shumë kërkime shkencore që rrit të rrahurat e zemrës dhe ndihmon
metabolizmin të punojë më shpejtë. Përfitoni disa minuta pushim për të qeshur me kolegët tuaj.
Bëjini ushtrime krahëve
Një fizik perfekt duhet të jetë i tillë në të gjitha anët. Shtrini krahët sipër tavolinës dhe këmbët po ashtu duke lënë peshën e trupit të bjerë mbi to. Kthejini krahët mbrapa, duke formuar një kënd prej 90 gradësh.
Mbani të ulët temperaturën e ambientit
Temperatura e ulët e ambientit ndihmon trupin për të djegur më shumë kalori. Në këtë mënyrë mund të
përfitoni nga rasti që të humbni peshë.
Shmangni ushqimet e shpejta
Hiqni dorë nga ushqimet e shpejta sepse ato përmbajnë shumë kalori. Më mirë merrni fruta në zyrë. Molla është shumë e këshillueshme.
Pini shumë ujë
Nëse gjatë ditës pimë shumë ujë, mund t’i sjellim shumë përfitime organizmit. Jo vetëm që çlirohemi nga toksinat, por edhe na bën të ndihemi të ngopur duke larguar urinë.
Trajtoni të prapmet
Nëse punoni të ulur për shumë kohë ekziston një mënyrë për të çlodhur muskujt e trupit tuaj. Në veçanti mund të keni të prapme të tonifikuara duke bërë lëvizje të veçanta. Mjafton të uleni në karrige dhe të rëndoni me gjithë peshën e trupit tuaj. Shtyni këmbët mbrapa, në mënyrë që të forconi muskujt e vitheve. Përsëriteni ushtrimin me të dyja këmbët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.