Marrëdhënie

April 8, 2017 | 12:15

Të japësh dashuri pa kushte

Të dashurosh me të vërtetë dikë do të thotë të provosh një ndjenjë të pakushtëzuar dhe pa interes, por, thjesht të dashuroni pa pretenduar gjë në këmbim.

1

1. Kur ju duan pa kushte

Dashuria e pakushtëzuar fillon nga shtëpia, me veten. Ju i njihni difektet dhe mungesat tuaja më mirë se kushdo tjetër dhe më mirë se sa mund të njihni një tjetër person. Të jeni në gjendje të doni veten, pavarësisht vetëdijes për difektet, ju vë në kushtet që të bëni të njëjtën gjë edhe me të tjerët. Për këtë arsye duhet t’ia dilni të njihni, pranoni dhe falni joperfeksionizmin tuaj, në mënyrë që të bëni të njëjtën gjë edhe me difektet e të tjerëve. Nëse nuk ia dilni të pranoni veten si të denjë për një dashuri pa kushte, mund do të mund t’ia ofroni këtë dashuri as të tjerëve.

2. Zgjidhni me dashuri

Pyesni gjithmonë veten: “Cila është gjëja më e këndshme që mund të bëj për partnerin në këtë moment?”. Dashuria nuk është e njëjtë për të gjithë; ajo që mund t’i pëlqejë dikujt, mund të mos jenë e këndshme për dikë tjetër, sepse nuk e bën të lumtur. Dashuria pa kushte është një vendim që duhet ta merrni në çdo situatë, me një rregull të caktuar, të cilin nuk mund ta vësh në zbatim me të gjithë. Për shembull, nëse dy miq po përballen me humbjen e një njeriu të dashur, mund t’i ofroni shpatullën tuaj njërit prej tyre për të qarë e për të folur me orë të tëra me të, ndërsa tjetri mund të preferojë të qëndrojë vetëm.

3. Faleni atë që dashuroni

Ofrojeni falen tuaj, edhe nëse nuk ju kërkojnë falje. Duke larguar inatin dhe mërinë do të bëni mirë si për veten tuaj ashtu dhe për të tjerët. Kini gjithnjë në mendje këtë sugjerim: “Falja nuk është diçka që e bëjmë, por diçka që jemi.” Nëse bazohemi te feja, besoj do ta keni dëgjuar shprehjen: “urreni mëkatin, dashuroni mëkatarin”. Të doni dikë pa kushte nuk do të thotë të vlerësoni të gjitha veprimet dhe zgjedhjet e njerëzve të tjerë; do të thotë të mos lejoni që këto gjëra të ndërhyjnë me dëshirën që personi tjetër i përfiton më mirë në të gjitha fushat. Nëse njeriu që dashuroni thotë diçka fyese për shkak të inatin, zgjedhja e da – shurisë është që t’i bëni të ditur që fjalët e tij të kanë lënduar, por ia falni këtë gabim. Ndihmojeni partnerin të rritet dhe bëjini të kuptojë se e dashuroni. Mos keqkuptoni disponibilitetin me faljen me tendencën që t’i lini të tjerët t’ua fusin këmbët në një këpucë. Largohuni nga ambientet ku ju trajtojnë gjithmonë keq apo ju shfrytëzojnë. Kjo mund të jetë një zgjedhje dashurie për veten dhe njerëzit e përfshirë.

4. Mos mendoni se mun d ta mbroni partnerin nga gjithë dhimbjet dhe vuajtjet e botës

Të dashuroni dikë, do të thotë edhe të favorizoni rritjen individuale dhe dhimbja është një instrument i paevitueshëm rritjeje në këtë jetë. Të dashuroni pa kushte do të thotë të bëni të mundur që t’i krijoni partnerit një ambient ku të njihet i lumtur dhe rehat, por edhe ta ndihmoni të rritet nëpërmjet përvojave të pakëndshme, të cilat janë paevitueshme. Mos gënjeni “për të mbrojtur” ndjenjat e partnerit që dashuroni, por jepini mbështetje kur do t’i duhet të përballet me dhimbjen. Gënjeni, për shembull, për sa i përket një situatë financiare, në mënyrë që të evitoni shqetësimet. Kjo gjë do t’i sjellë më shumë dhimbje e mos besim partnerit. Jini të ndershëm, jepni mbështetjen tuaj dhe propozoni zgjidhje.

5. Pranoni veten dhe ata që dashuroni për atë që janë

Nuk jeni perfektë, por jeni përsosmërisht të aftë të jepni dashuri; njerëzit e tjerë gjithashtu nuk janë perfektë, por të denjë për të dashuruar e për t’u dashuruar. Dashuria pa kushte përkon me pranimin: nuk mund të prisni që të tjerët t’ju bëjnë të lumtur me zgjedhjet e tyre dhe me mënyrën se si jetojnë. Nuk mund të kontrolloni të tjerët, vetëm veten. Për shembull, vëllai juaj është i famshëm për zgjedhjet aspak të denja që bën, por jo për këtë gjë nuk duhet ta duash. Mos doni dikë për mënyrën se si jeton, por sepse jeton.

6. Dashuroni më shumë “duke u shqetësuar” më pak

Të kujdeseni për partnerin nuk është kuptimi i dashurisë? Sigurisht, do të doni të “kujdeseni” për partnerin duke u përkushtuar shumë për mirëqenien dhe lumturinë e tij. Në fakt, nuk duhet ta bëni. Ndaj, mos mendoni: “Nuk më intereson se çfarë të ndodh, sepse mirëqenia jotë është e parëndësishme”, por “Nuk më intereson se çfarë të ndodh, pasi të dashuroj pavarësisht zgjedhjeve dhe veprimeve.”Mos dashuroni si reagim ndaj marrëdhënieve që ju bëjnë të lumtur; fitojeni lumturinë nga të dashuruarit pa kushte.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top