Mirëqenie

November 23, 2016 | 7:39

Të jesh e qetë!

Qetësia nuk është vetëm një qëllim shpirtëror, por mbi të gjitha është një punë konkrete me veten, që çdokush mund ta bëjë në përditshmëri për të gjetur ekuilibrin vetjak.

Young female meditate in nature

Çfarë është gjendja shpirtërore?

Është gjithçka që na bën të vetëdijshëm në momentin kur analizojmë përditshmërinë tonë. Dalim nga mënyra e “veprimit” dhe e lëmë veten të lirë të shohë atë që ndodh brenda nesh. Problemi qëndron se gjendja shpirtërore është vazhdimisht në ndryshim. Ndoshta për këtë arsye flitet në shumës për gjendjen shpirtërore. Në anglisht “stream of affects”. Gjendjet shpirtërore janë gjurmët e brendshme të asaj që jemi duke jetuar, të asaj që kemi jetuar dhe të asaj që nuk e kemi jetuar akoma dhe që do të dëshironim ta përjetonim… Janë edhe ato ndjesi të cilat kalojnë në mendjet tona pasi kemi thënë: “Mjaft! Stop! Nuk mendojë më! Më lodhe!.. etj”. Me pak fjalë, gjendjet shpirtërore janë e gjithë bota jonë e brendshme. Mendoni për ndikimin që kanë tek ju hidhërimet dhe brengat. Mendoni për zemërimet tuaja të pashpjegueshme, të shprehura ose jo dhe shpesh të palidhura me motivin nga i cili janë shfaqur. A nuk vijnë shpesh ato nga një fyerje, një poshtërim, një mllef i akumuluar, apo thjesht nga një ndjesi ankthi? Gjendje shpirtërore të përsiatura në pavetëdije prej shumë kohësh dhe shumë më të fuqishme se sa do kishin qenë po të kishin dalë në sipërfaqe të vetëdijes. Mendoni për forcën që mund t’ju japin impulset, euforitë tuaja. Lehtësia që ndjeni në të gjithë trupin në ditët me gëzim dhe impulset e jashtme që ju përcjellin humor të mirë.

Sa të lidhura janë qetësia me gjendjen shpirtërore?

Nëse nuk do mundemi të kapërcejmë me sukses gjendjet negative shpirtërore, nuk do jemi kurrë të qetë me veten. Një qetësi, e cila përdoret si një flluskë mbrojtëse kundrejt mjedisit të jashtëm, nuk do të ishte qetësi në kuptimin psikologjik të fjalës. Do të ishte një ekuilibër i brishtë, që nuk përbën sukses dhe jetëgjatësi për një gjendje pozitive shpirtërore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top