Këtu janë disa teknika që do t’ju ndihmojnë të zotëroni gjendjen tuaj, pavarësisht se çfarë jeta ju paraqet:
Mirënjohja. Kur përballeni me një situatë sfiduese ose jeni në humor të keq, rifokusoni mendjen në pesë gjëra në jetën tuaj, për të cilat jeni mirënjohës.
Merr frymë thellë. Para se emocionet tuaja t’ju mbërthejnë, ndaloni dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë. Kjo do të dërgojë oksigjen në të gjithë trupin tuaj, duke ju qetësuar fizikisht dhe duke krijuar një gjendje pozitive.
Jini aktiv. Siç mund ta dini, stërvitja mund të jetë një përforcues i madh natyror për gjendjen shpirtërore, duke shkaktuar lirimin e endorfineve që përmirësojnë humorin.
Dilni jashtë. Natyra ka një ndikim të mahnitshëm në disponimin, vitalitetin dhe shëndetin e përgjithshëm. Kalimi i kohës jashtë dhe në natyrë është provuar që rrit nivelet e serotoninës dhe përmirëson gjendjen tuaj.
Ndihmoni dikë. Ndonjëherë gjëja më e mirë që duhet të bëni kur ndiheni të mërzitur, të zemëruar është të bëni diçka për dikë tjetër. Gjeni një mundësi për të dhënë nga vetja.
Buzëqesh. Edhe në qoftë se ju duket false në fillim, buzëqeshni gjithësesi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.