Në fokus

January 17, 2020 | 8:36

Të jesh nënë e vetme, fëmija është dashuria e jetës tuaj

Të jesh nënë nuk është një detyrë e lehtë, por të jesh një nënë e vetme është vërtet një sfidë. Mendoj se nuk ka grua më të guximshme dhe të admirueshme sesa një nënë e vetme. Asnjëherë nuk kam menduar se në moshën time të re do të bëhesha një nënë beqare, por a e dini çfarë? Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë.

Faleminderit jetë që më dhurove “princin tim simpatik”, besimin tim, dashurinë time më të madhe dhe të përjetshme. Unë jam bërë nënë prej gati tre muajsh dhe kam mësuar më shumë gjatë kësaj kohe sesa gjithë jetën time.

Të jesh një nënë beqare do të thotë të jesh një grua e pjekur, e guximshme, e fortë, një luftëtare, e aftë të bëjë gjithçka. Sigurisht që ka momente të errëta, plot trishtim, zemërim, pasiguri, por kjo ndodh me të gjithë, megjithatë koha shëron gjithçka. Tani që jam nënë kam një arsye të madhe për të qëndruar në këmbët e mia; mbase po, duhet të punoj dyfish, të bëj një përpjekje të dyfishtë, por absolutisht që ia vlen për princin tim të vogël.

Të jesh nënë beqare nuk do të thotë të jesh vetëm: Unë tashmë kam fëmijën tim, dashurinë e madhe të jetës time. Unë kam një përgjegjësi të madhe për të shkolluar një fëmijë të bëhet një burrë i mirë, me vlera, dhe që di të respektojë dhe vlerësojë gratë e jetës së tij, por tashmë e di që do të kem sukses! Unë e di se ka shumë gra në situatën time që nuk kanë njeri që t’i mbështesë ato, por mbani mend, e dashur nënë beqare, nuk jeni vetëm: çdo ditë të jetës tuaj zgjoheni pranë atij Princi, i vetmi motor i shkëlqyeshëm që do t’ju ndihmojë përmirësoni veten, ditë pas dite.

 

 

Burimi / https://www.guardachevideo.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top