Këshilla & Arsye

April 9, 2016 | 6:06

Të jetosh mirë… në një vend të huaj

Të punosh në një vend të huaj nuk është e lehtë. Tashmë edhe për shqiptarët ky është një realitet. Shumë kanë emigruar dhe ende të tjerë ëndërrojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Përvoja që fiton është me mjaft vlerë, por, nëse nuk di t’i bësh ballë realitetit do të gjendesh përballë një dere të mbyllur… Nëse do që të vazhdosh – duhet të dish ta hapësh. Si të përfitosh në maksimum nga kjo përvojë mjaft e pasur? Si të shmangësh dështimin? Si të shmangësh çmimin që shpesh je i detyruar të paguash: humbjen e vetëbesimit, të sigurisë, ankthin…

Si mund t’ia dalësh mbanë:

1-PËRCAKTONI QARTË SYNIMET dhe përfitimet, motivimet. Të kërkosh një përvojë personale në një kulturë tjetër apo të nisesh nga qëllime të qarta për atë çka kërkon të arrish –janë parakushte thelbësore për t’ia dalë mbanë. Një motivim negativ, thjesht për t’u larguar nga problemet personale, për të ndryshuar pa besuar aspak e pa kërkuar të përshtatesh – do të ishte edhe hapi i parë i dështimit.

2- NJOHJA E KULTURËS SË VENDIT KU SHKON, zvogëlon një shok të mundshëm kulturor, që mund të shfaqet në formën e stresit, konfuzionit, frustrimit, por edhe të një sigurie të tepruar, një dëshire për të dominuar, për t’u ndier zot i dikujt nga pafuqia për ta kuptuar. Një shembull klasik, janë mënyrat e ndryshme të të përshëndeturit: Në Evropë mund t’i jepni dorën një të panjohuri që ua prezantojnë duke qenë i sigurt që gjesti do t’ju kthehet. Por kjo nuk ndodh në Kinë. Mënyrat e miratimit apo mohimit me anë të gjesteve, mënyrat e përshëndetjes, mënyrat e reagimit e shprehjes janë të lidhura me një sërë faktorësh kulturorë, socialë, etno-psikologjikë, që domosdoshmërisht duhen njohur për t’u ndjerë mirë. Gjuha, kur zotërohet mirë është faktori më i rëndësishëm i njohjes, i sigurisë, i mundësive të përshtatjes…

3- PËR TË MOS U NDJERË I VETËM hapi i parë janë lidhjet me komunitetin e vendit të origjinës, për të shkuar më pas drejt së panjohurës që duhet njohur pastaj, për t’u ndjerë bukurmirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top