Shumë njerëz ndjehen të zhgënjyer me jetën, sepse përballen me vështirësi që duket se shkojnë përtej forcës së tyre. Dhe është vërtet e vështirë të mbash besimin ndërsa zemra po vuan.
Për të gjitha këto, Papa Francesco sjell një mesazh që mund të ndryshojë mënyrën se si i shohim faktet: “Besim nuk do të thotë të shpëtosh nga momentet e vështira, por të kesh forcë për t’u përballur me to duke ditur se nuk jemi vetëm”.
Ne duhet të kuptojmë se është, mbi të gjitha, një dritë që na udhëzon dhe na bën të ngulmojmë kur gjithçka duket sikur nuk shkon. Është një strehë, e cila nuk është rruga e shpëtimit, por një strehë që ofron një siguri të vogël për zemrat tona. Nga kjo pikëpamje është e mundur që besimi të rivendoset, ripërdoret, përmblidhet. Dhe kjo sjell më shumë shpresë, sesa keqardhje. Besimi është ai që na zgjeron, na inkurajon dhe na ngre.
Është besimi që na shtyn të bëhemi dimension i ëndrrave tona. Gjithashtu është ai që na bën të qëndrojmë të vendosur kundër stuhive që bien mbi ne. Shumë njerëz kanë turp të thonë se kanë besim, sepse problemet duket se flasin më shumë, sepse nuk mund të shmangin ose eliminojnë situata të vështira.
Dhe kjo shkakton më të keqen, sepse mungesa e besimit mund të çojë në dëshpërim. Dhe asgjë nuk bëhet pa shpresë, apo jo? Ka të bëjë me besimin në atë që është hyjnore, po, nëse kjo është zgjedhja juaj. Nëse kini besim kultivojeni atë. Shijojeni sepse ai ka potencial për t’ju bërë të ndiheni më mirë, më të aftë dhe madje edhe të dashur.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.