Thanë të mos alarmoheshim, se ishte çështje higjene, se kjo do të na bënte njerëz më të mirë, por nuk është kështu. Ju nuk e dini trishtimin dhe ndjenjën e tmerrshme të përjetimit ose të parit të një personi të dashur që është i sëmurë dhe që nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Trajtohesh si një bombë ambulante. Pak kush e vendos veten në vendin tënd. Është diçka që nuk ia uron askujt.
Në këtë kohë të vështirë kuptojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë apo njerëzit që na duan vërtet.
Ata që kanë luftuar ose ndjekur luftën kundër COVID nuk meritojnë të diskriminohen. Ky virus ka ndarë familjet, miqtë dhe, si shoqëri, po sjell më të keqen tek njerëzit. Le të mos harrojmë se një pacient me COVID-19 është një qenie njerëzore që shpesh as nuk e di se si e preku virusin dhe po lufton për jetën e tij. Jemi simpatizues ndaj familjeve që kanë pasur një pacient COVID-19, le të mos i trajtojmë si kafshë të çuditshme, ato janë qenie njerëzore që bëjnë një betejë të vështirë për jetën.
Fatkeqësisht disa miq klikojnë ‘Pëlqej’ por nuk lexojnë deri në fund, sepse duhet kohë për ta lexuar, dhe kur e shohin se është pak e gjatë, rikthehen.
COVID-19 është shumë invaziv, i heshtur dhe vdekjeprurës, edhe pas përfundimit të trajtimit, jemi të dobët. Është një proces shumë i gjatë për rimëkëmbjen.
Vendosa ta ndaj këtë mesazh mbështetjeje për ata që kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë, për ata që na mësojnë të jetojmë çdo ditë sikur të ishte dita më e mirë e jetës!
Ju lutem, në nder të një anëtari të familjes, një miku, i cili është rikuperuar, ose edhe për ata që vazhdojnë të luftojnë me COVID-19, shpërndajeni këtë tekst në faqen tuaj, në mënyrë që të shohim së bashku fuqinë e bashkimit!
Për të gjithë ata që kanë humbur dikë, ose janë në betejë kundër COVID-19, përqafime dhe forca për të gjithë dhe familjet e tyre.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Anonim, web
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.