Në fokus

February 7, 2019 | 10:39

Të kesh shumë këpucë është simptomë e çrregullimit psikologjik.

Blerja e një palë këpucëve të reja përcakton rritjen e vetëvlerësimit dhe humorit për këto gra të fiksuar pas blerjeve, pasi kjo përfaqëson mungesën e diçkaje tjetër. Gratë nuk mund të hanë gjithmonë çokollatë, ato preferojnë pazaret e pakufizuara dhe blerjen e këpucëve për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Blerja e një palë këpucëve të reja shpreh mekanizmin e mbushjes së zbrazëtirës që kemi brenda, si një lloj vlerësimi i brendshëm dhe emocional. Këpucët janë një mënyrë e pavetëdijshme për të përmirësuar imazhin e vetes. Në të vërtetë, nuk është rastësi që gratë zgjedhin një palë këpucë të veçanta kur duan të tërheqin vëmendje.

Por kini kujdes se një pasion i thjeshtë mund të bëhet edhe një obsesion. Në Shtetet e Bashkuara termi “shoesaholic” ka lindur për të treguar një person që ka më shumë se 60 palë këpucë, në këtë rast bëhet një obsesion për të kontrolluar.

Sipas hulumtimeve të fundit nga Universiteti i Kansasit në Shtetet e Bashkuara, këpucët zbulojnë karakteristikat e personit që i vesh. Studimi tregon se personat që vuajnë nga ankthi priren të veshin këpucë që janë gjithmonë të përkryera të pastra dhe të reja, këpucët praktike dhe funksionale janë të lidhura me njerëz të cilët janë të qeshur dhe të këndshëm, jo komodet preferohen nga njerëzit agresiv, ndërsa personat e qetë preferojnë këpucë të rehatshme.

Gjatë jetës sonë ne udhëtojmë rreth tre mijë kilometra dhe këpucët janë me rëndësi vitale dhe shumë të dobishme gjatë ekzistencës sonë, edhe nëse për gratë ajo përfaqëson diçka më shumë: mundësinë për t’i transformuar dhe bërë ato unike.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top