Tre nipërit e mi: Noemi, Nicole dhe Niccolò më kanë frymëzuar për hartimin e këtij artikulli dhe projekti. Falë tyre kuptova se sa e rëndësishme ishte të frymëzosh empatinë që në moshë të re për të ndarë me ta ditë gëzimi.
Quhem Federica Lo Presti dhe jam Lehtësuese e Komunikimit Jo të Dhunshëm – CNV i Marshall B. Rosenberg.
E fillova këtë udhëtim katër vjet më parë për të mësuar mbi karakteristikat e proceseve të komunikimit ndërnjerëzor. Ia nisa nga parimet themelore të CNV: Vëzhgimi, Ndjenjat dhe Nevojat për të vazhduar me kursin e përparuar të Mediate Your Life – botim italian – realizuar nga Giovanna Castoldi dhe Ania Mills për lehtësimin e dialogut në një situatë konflikti.
Koncepti mbi të cilin bazohet Komunikimi jo i Dhunshëm – CNV është lidhja; një parim që është bërë themelor për mua pasi më lejoi të ndërmarr një komunikim empatik në çdo fushë të jetës sime.
Çfarë është Komunikimi jo i Dhunshëm – CNV?
CNV e quajtur gjithashtu Giraffa Language ose Empathic Communication është një proces komunikimi i ideuar nga psikologu amerikan Marshall B. Rosenberg. Bazohet në parimin e “fuqisë me të tjerët”. Një proces komunikimi që udhëheq:
ndjeshmëri
kuptim
dëshirë për të vepruar me respekt për jetën
Rosenberg përdor Gjirafën si një simbol të Komunikimit jo të Dhunshëm, i cili është gjitari tokësor me zemrën më të madhe, dhe qafa e saj e gjatë ka aftësinë për të parë larg.
Fatkeqësisht, Gjuha Gjirafë nuk është gjuha për të cilën jam mësuar të flas.
Gjuha e çakallit
Në jetën time u rrita me gjuhën e Çakallit, një term i përdorur nga Marshall B. Rosenberg për të përcaktuar atë gjuhë “të fuqisë mbi tjetrën”. Një proces komunikimi që:
ngre kritika
ka pretendime
vendos etiketa
Gjuha e Çakallit përdor fjalë të tilla si: “duhet”, “je i detyruar”, “do të duhej të” etj … dhe etiketa të tilla si ” je dembel”, “budalla”, “i paaftë për të kuptuar” etj … të cilat lindin që nga fëmijëria, emocione të vetmisë, hidhërimit, pakënaqësisë, etj., që me kalimin e kohës na distancojnë nga lidhja me veten dhe me të tjerët.
CNV përmes katër pikave: Vëzhgimi, Ndjenjat, Nevojat dhe Kërkesat na lejon të vëzhgojmë veçantinë e vetvetes dhe të të tjerëve, përfshirë fëmijët, në mënyrë që të lidhemi me nevojat tona dhe ato të të tjerëve.
Përgatiti O.T / Burimi www.lp-webdesigner.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.