“Fëmijët e stinës së ngrohtë (ndoshta) më pak të shkëlqyer, por shpesh janë më optimistë…” Çfarë kanë të përbashkët Mozart dhe Einstein? Kanë lindur në dimër.
Sipas një studimi të udhëhequr nga psikiatër dhe antropologë të universitetit të Harvardit, me një kampion prej 21.000 fëmijësh, është vërtetuar se fëmijët e ardhur në jetë në stinën e dimrit janë të predispozuar të rriten më të gjatë dhe më të fortë, por edhe më të suksesshëm në profilin e aftësisë intelektuale. Që do të thotë, se mundësitë për të pasur sukses në jetë kur kemi lindur në dimër janë më të mëdha se për ata të cilët e festojnë ditën e tyre të lindjes gjatë stinës së nxehtë të verës. Nëse do të influencohemi nga këto karakteristika, mund të jenë variacionet e dietave dhe hormoneve, temperatura e jashtme, ekspozimi në rrezet e diellit dhe prezenca e viruseve në ajër. Çdo gjë, natyrisht e filtruar nga nëna. E megjithatë, kujdes! Sepse pas një shembulli ka gjithnjë një kundër shembull: Në muajin gusht kanë lindur Neruda dhe Heminguej. Fëmijët e stinës së nxehtë mund të jenë (ndoshta) më pak të suksesshëm, por përgjithësisht janë më optimistë. Autori i famshëm i shumë filmave hollivudianë, Woody Allen, i përputhet më së miri konstatimit të mësipërm, që është një gjeni, i cili nuk është shumë optimist dhe në fakt ka lindur më 1 dhjetor, në stinën e dimrit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.