Fenomeni do të shihet me sy të lirë në Oqeanin Paqësor dhe në lindje të Indonezisë. Shfaqjen spektakolare të drejtpërdrejtë do ta transmetojë faqja në internet e Nasa-s. Në qiell për të gjithë do të ndizen “fishekzjarrë” të vërtetë.
Spektakli qiellor do të ndodhë mes të martës, datës 8-9 marsit, eklipsi i vetëm Diellor i plotë në 2016. Pak para orës 3 të Evropës, disku diellor do të errësohet plotësisht për 4 minuta në kapërcimin e super Hënës së Zezë. Shumë të pasionuar mund ta shohin drejtpërdrejtë në kanalin ueb të Nasa-s. Ndërkaq shumë astronomë janë në udhëtim drejt ishujve të Indonezisë dhe Micronesia-s për të asistuar nga afër këtë ngjarje dhe për at studiuar më në detaje atmosferën diellore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.