Sa herë na ndodh që pas një dite të lodhshme, të kërkojmë çokollata apo akullore? Kjo është një situatë e përgjithshme për shumë njerëz, por për ata që duan të humbin kilet, mund të jetë e dëmshme. Një studim i ri i Qendrës për Kërkime mbi Obezitetin, ka dalë në përfundimin se përgjigjja gjendet tek emocionet tona. Kërkuesit fokusohen në ushqimin e shëndetshëm që duhet zgjedhur dhe shumë ushtrime që emocionalisht na bëjnë mirë për të përballuar nepsin në të ngrënë. Edie Goldbacher, pjesë e këtij programi vlerëson se ky trajtim i ri konsiston në përfshirjen e drejtpërdrejtë të emocioneve pas ushqyerjes, aftësi që ndikojnë në sjellje dhe mendimin për t’i humbur kilet e tepërta. Kërkuesit kanë zbuluar se në një testim të kryer mbi shumë persona të shëndetshëm, ka rezultuar se menaxhimi i emocioneve ka shërbyer për humbjet në peshë. Xhanet Uilliams pas këtij trajtimi ka arritur me sukses të zbresë rreth 17 kg për 22 javë. Sipas kërkuesve kjo teknikë e re ndihmon identifikimin personal gjatë të ngrënit, në dallimin e ngacmimeve ndaj ushqimeve që ju hapin oreksin, në përcaktimin e një cikli të ri të të ushqyerit sa herë që jeni i lodhur, i pashpresë, apo i sëmurë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.