Të menduarit në mënyrë pozitive i bën mirë zemrës, kurse të menduarit me pesimizëm sjell zhvillimin e patologjive të ndryshme, duke provokuar gjendjen e stresit, nga i cili organizmi dhe sistemi ynë imunitar janë të prekur. Qasja optimiste ndaj jetës, duket se na shtyn drejt një mbrojtjeje më të lartë të sistemit kardiovaskular te njerëzit. Ata që mendojnë pozitivisht kanë një stil jetese më të shëndetshëm, të karakterizuar nga humori i mirë, duke e mbajtur kështu larg stresin dhe në gjendje kontrolli presionin arterial. Kjo formë të menduari mban larg patologjitë si hipertensioni dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare si iktusi dhe infarkti.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.