Disa njerëz ndihen më mirë duke bërë kujdestarin e prindërve të tyre. Disa të tjerë më mirë sesa në aspektin fizik, munden t’i ndihmojnë prindërit në aspektin psikologjik. Në familjet me shumë fëmijë çdonjëri duhet të ketë një rol të ndryshëm plotësues me rolin e të tjerëve.
Kapërcejeni ndjenjën e fajit
Shumë fëmijë janë të bindur se nuk bëjnë mjaft për prindërit e tyre. Dhe nuk arrijnë ta pranojnë këtë situatë. Ne kemi folur me ekspertët…fëmijëve mundësinë për t’ua kthyer vëmendjen dhe ngrohtësinë që kanë marrë prej tyre qysh nga fëmijëria, ndaj dhe ndihen në faj pikërisht pse kanë përshtypjen se nuk ia dalin t’u kthejnë borxhin”, – shënon Federika Murdaca, psikologe dhe psikoterapeute në Romë. “A po bëj mjaftueshëm? A po kujdesem për të siç duhet?”… janë pyetjet tipike që fëmijët shpesh ia bëjnë vetes. “Të gjesh një përgjigje nuk është e lehtë, por nuk duhet të jetë borxhi që kemi ndaj prindërve që duhet të kushtëzojë zgjedhjet tona, – shton Murdaca. – Përkundrazi duhet ditur të vlerësohen nevojat reale të prindërve. Shpesh plakja ose një sëmundje imponojnë nevoja të reja, siç mund të jetë ajo e një asistence të vazhdueshme, të cilën fëmijët nuk duhet ta nënvleftësojnë. Ama, në këtë rast, t’i lesh prindërit në duart e profesionistëve është një akt dashurie, aspak një akt egoizmi”.
Përballuni me pleqërinë
Nuk ekziston një recetë universale për t’i bërë ballë plakjes së prindërve. Adriani, 49 vjeç, avokat, ka vendosur të mbajë një distancë me të atin: “Fakti që unë e ndihmoja për t’u larë e veshur po e ndryshonte raportin tonë. Ai ndihej i poshtëruar dhe më përsëriste shpesh që po e harroja rolin atëror, se po e trajtoja si fëmijë. Qysh kur i pajtova një kujdestare marrëdhëniet u përmirësuan”. “Të përballesh me plakjen e prindërve do të thotë që, ndoshta për të parën herë të vetëdijesohesh se kjo që po ndodh me prindërit mund të ndodhë më pas edhe me ne. Nuk është aspak e lehtë”, – pohon Marie Hennezel, autore e librit “Ngrohtësia e zemrës që pengon trupin të plaket”. “Në të njëjtën kohë një plak priret ta refuzojë plakjen e trupit të tij dhe të jetojë vështirësisht në marrëdhënie me të tjerët, – vëren Murdaca. – Por me disa gjeste fëmijët mund ta ndihmojnë marrëdhënien: të japin një përkëdhelje, të trukojnë mamanë e tyre, t’i lidhin kravatën babait… janë disa gjeste të vëmendshme që i lejojnë të vjetrit të kenë më shumë besim te vetja”. Të ndihmosh prindërit që plaken, s’do të thotë t’i zëvendësosh ata në pozicionin që ata kanë pasur dikur kundrejt jush: “Përkundrazi, nevojitet që t’i përfshish në detyrat që u përkasin, duke i inkurajuar në jetën e tyre sociale”, këshillojnë psikologët.
Pranoni rolin tuaj
Disa njerëz ndihen më mirë duke bërë kujdestarin e prindërve të tyre. Disa të tjerë më mirë sesa në aspektin fizik, munden t’i ndihmojnë prindërit në aspektin psikologjik. Në familjet me shumë fëmijë çdonjëri duhet të ketë një rol të ndryshëm plotësues me rolin e të tjerëve. “Në këtë rast lindin shpesh konflikte dhe tensione në familje, – vëren Murdaca. – Për të shmangur problemet, të gjithë duhet të jenë njëlloj të përfshirë, por është gabim të pretendohet që të gjithë të kryejnë të njëjtat detyra. Duhet të mësojmë që secili të përsosë cilësinë e gjërave që ka detyrë të bëjë. Për shembull: është gabim të pretendohet që fëmija që jeton disa dhjetëra kilometra larg të jetë në çdo çast i pranishëm. Mund të zgjidhet që ai të kujdeset për prindërit gjatë pushimeve”.
Përmirësoni raportin
Plakja e prindërve nuk është vetëm momenti kur duhet të heqim dorë nga ndonjë angazhim i yni. Pra, nuk duhet parë vetëm aspekti negativ. Është një rast i mirë për t’u thënë atyre “të dua shumë”, gjë që më parë kemi pasur pak mundësi ta bëjmë. Ja një shembull: “Kur ime më u sëmur, m’u desh të afrohesha edhe më shumë me të. Kalonim shumë kohë bashkë dhe më tregonte për jetën e saj, për fëmijërinë, gjëra të cilat më parë nuk i dija, nuk kisha pasur rastin ta pyesja. Gjithnjë e më shumë po e njihja dhe po e vlerësoja atë. Hap pas hapi u afruam më shumë me njëra- tjetrën…”. Sipas psikologëve: për t’u afruar më shumë me prindërit, për t’u kushtuar atyre më shumë kohë me durim, para së gjithash duhet t’u falim mangësitë, mungesat e herëpashershme të tyre ose dashurinë mbytëse që mund të na kenë dhënë gjatë fëmijërisë së parë ose adoleshencës.
T’ia dalësh të flasësh për paratë
Të kujdesesh për një prind të plakur, do të thotë edhe të bësh shpenzime monetare. Ja si duhet të përballemi me këtë situatë….
Kostoja e kujdestares shtëpiake, e ilaçeve ose institutit… Nganjëherë pensioni i një plaku nuk mjafton për të mbuluar të gjitha shpenzimet. “Fëmijët duhet të kujdesen për prindërit dhe duke u bërë mbështetës të nevojave të tyre ekonomike”, nënvizon Federica Murdaca. Por, çfarë të bëjmë kur të vjetrit nuk e kanë idenë e parave, sa duhen, sa ata vetë kanë e sa të tjera nevojiten të shtohen? Tek e fundit si duhen menaxhuar paratë në dispozicion të tyre, qoftë edhe paratë që ata marrin nga pensioni? Para së gjithash është e nevojshme të shohim se ç’lloj shpenzimesh prindërit i bëjnë me vetëdije. Nëse, për shembull, një blerje është një mënyrë për të vazhduar të shijojë jetën, atëherë nuk është rasti për të ndërhyrë. “T’u sigurosh atyre lirinë e shpenzimeve është një mënyrë për t’i bërë të ndihen autonomë”, thotë Murdaca. Tjetër është rasti në të cilin një i vjetër ndikohet nga persona që duan të përfitojnë prej tyre ose i humbasin kot paratë. “Është mirë ta kontrollojmë menaxhimin që u bëjnë ata financave të tyre, por pa u bërë të bezdisshëm, – këshillon psikologja. – T’i qortosh prindërit nuk zgjidh ndonjë problem, përkundrazi i bën të ata të ndihen edhe më në siklet dhe minon vetëvlerësimin e tyre”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.