Mirëqenie

August 20, 2019 | 9:00

Të mirat që i sjell shëndetit fjetja në natyrë…

Të gjithë i mbajmë mend kohërat kur ishim të vegjël dhe e urrenim gjumin ndërsa sot “vdesim” për pak më shumë gjumë dhe nuk ngopemi ndonjëherë sa duhet. Sidoqoftë, për shkak të gjërave si stresi apo puna, jo të gjithë mund të bëjmë gjumë mjaftueshëm. Lajmi i mirë është se kjo mund të rregullohet! Një studim i Universitetit të Kolorados zbuloi se njerëzit që kalonin natën në një tendë flinin mesatarisht 10 orë dhe shkonin në shtrat 2 orë më herët sesa kur qëndronin në shtëpi.

Bright Side rendit 6 arsye pse duhet të provoni të flini jashtë dhe përfitimet që do të keni nga kjo:

Do të jeni të ekspozuar ndaj dritës natyrore

Sipas një studimi në Universitetin e Kolorados, ekspozimi para dritës natyrale do të rivendosë dhe akordojë orën e trupit tuaj. Nëse dëshironi që të mbarojnë netët që kaloni pa gjumë, duhet ta konsideroni fjetjen larg teknologjisë.

Nivelet tuaja të melatoninës ndryshojnë

Ky studim sugjeron që drita artificiale nga smartphone ose kompjuteri juaj mund të ulë nivelet tuaja të melatoninës, gjë që ndikon në cilësinë e gjumit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi të flemë jashtë sa më shumë që mundemi.

Nivelet e imunitetit tuaj rriten

Një studim në Japoni tregoi se nëse kalojmë rreth 2 orë në pyll çdo ditë sjell shumë përfitime për ne. Do të keni përfitime të tilla si – presioni i ulët i gjakut, përqendrimi i ulët i kortizolit, niveli më i ulët i pulsit, si dhe nivelet më të larta të qelizave të bardha të gjakut. Për më tepër, edhe një gjumë një natë në natyrë mund të forcojë aktivitetin tonë imunitar për të paktën një javë!

Truri juaj dhe funksionet trupore përmirësohen

Truri ynë përdor shumë oksigjen që të funksionojë ashtu siç duhet dhe kështu bëjnë edhe muskujt tanë. Nuk është sekret që sa më mirë të marrim frymë, aq më mirë është për ne. Pra, të flemë jashtë nuk është thjesht një përvojë relaksuese dhe pa teknologji, por gjithashtu do të jetë e mirë për trupin tonë dhe trurin tonë!

Nivelet e stresit tuaj ulen

Po, kjo është një gjë e madhe! Me mënyrën se si ne jetojmë jetën tonë, ka shumë mundësi që shumica prej nesh janë shumë të stresuar.

Një studim tregon se edhe shikimi i një fotografie ku ndodhet një pemë ul nivelin e stresit, prandaj të shohësh një pemë reale është edhe më e dobishme për shëndetin tonë mendor. Jo vetëm kaq, por tingujt e jashtëm gjithashtu na qetësojnë dhe kanë cilësi relaksuese.

Nuk ka më ajër të ndenjur ku të merrni frymë

Sipas studimeve, nëse punoni në një zyrë ose kaloni shumë nga koha juaj në një vend me ajër të kondicionuar dhe nuk ka ventilim të duhur, atëherë nivelet tuaja të dioksidit të karbonit ka gjasa që të jenë të larta, gjë që ju bën më pak produktiv dhe ju jep dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top