Mirëqenie

July 12, 2019 | 10:45

Të mirat që i sjell shëndetit konsumimi i kastravecit

Qysh prej kohërave të lashta, kastravecët janë përdorur në kuzhinat indiane, por janë përdorur edhe në mjekësinë tradicionale. Kjo për shkak se, në shtetet e nxehta si India, kastravecët ofrojnë hidratimin dhe freskinë e nevojshme për trupin.

Dhe, ky nuk është i vetmi përfitim që kastravecët na sjellin. Më poshtë ju sjellim disa prej përfitimeve që na sjell konsumimi i kastravecëve.

Konsumimi i kastravecit na mbron nga sëmundjet neurologjike

Fisetini që gjendet te kastravecët është identifikuar për rolin që ka në shëndet më të mirë të trurit. Kastravecët përmbajnë edhe fosfor, ndërkaq mungesa e tyre është e ndërlidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kognitive. Prandaj, konsumimi i kastravecit e mban trurin të mprehtë e të fokusuar.

Humbni peshë më shpejt

Përmbajtja e lartë e ujit në kastravec ndihmon që të ngopeni më shumë, prandaj kontrolloni oreksin dhe kjo ndihmon në rënien nga pesha.

Zvogëlohet rreziku i kancerit

Përbërësit që gjenden në kastravecë ndërlidhen me reduktim të rrezikut të llojeve të caktuara të kancerit.

Përmirësohet sistemi i tretjes

Përmbajtja e fibrave dhe sasia e mirë e ujit që gjenden në kastravecë ndihmojnë në sistem më të mirë të tretjes.

Lëkura përmirësohet

Kastravecët e mbajnë trupin të hidratuar dhe kjo është gjë e mirë për lëkurën. Ata gjithashtu përmbajnë edhe vitaminë C, vitaminë B dhe zink, ku të gjithë janë krucialë për lëkurë të mirë.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top