Mirëqenie

June 19, 2019 | 10:07

Të mirat që i sjell shëndetit konsumimi i produkteve arrore

Arrat duhet të jenë pjesë e përditshmërisë suaj sepse konsiderohen super ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme dhe efekteve të shumta shëndetësore që kanë.

Në përgjithësi thuajse të gjitha produktet arrore janë shumë të shëndetshme, duke përfshirë kikirikët, fistikët, bajamet, etj.

Produktet arrore janë të mbushura me vitamina dhe minerale, ndërkaq ato përfshijnë:

  • Antikosidues
  • Vitaminë E
  • Acide yndyrore omega-3
  • Fenole, etj.

Siç edhe përmendëm më lartë, produktet arrore janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm, ndërkaq disa prej përfitimeve shëndetësore që ato sjellin janë:

  • Zemër më të shëndetshme

Konsumimi i rregullt i produkteve arrore e përmirëson dukshëm shëndetin e zemrës për shkak të përmbajtjes së madhe të antioksiduesve, të cilat janë esenciale për luftimin e rrezatimeve të lira që shpijnë në sëmundje të zemrës.

  • E mbrojnë trurin nga sëmundjet që vijnë me moshën

Përmbajtja e acideve yndyrore omega-3 është shumë e nevojshme për luftimin e kancerit, ADHD-së dhe depresionit. Por, përveç këtyre, këto acide e parandalojnë edhe sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjet tjera të ngjashme.

  • Nivele më të ulëta të stresit

Produktet arrore bëjnë mrekulli sa u përket niveleve të stresit – e veçanërisht nëse vuani fizikisht si pasojë e stresit apo nëse jeni të prirë t’i reagoni fuqishëm rrethanave stresuese.

  • Sigurojnë flokë, lëkurë dhe thonj më të shëndetshëm

Ushqyesit që gjenden në këto produkte i forcojnë thonjtë, jua bëjnë flokët më të ndritshëm dhe lëkurën më të butë.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top