Përqafimet janë të rëndësishme për marrëdhëniet familjare por dhe ato shoqërore. Ato tregojnë vlerësimin dhe afeksionin që kemi ne për njerëzit që na rrethojnë. Por një përqafim ju sjell dhe dobi shëndetësore të cilat janë:
Lehtësim të stresit
Kur përqafoheni me dikë që ju intereson, trupi juaj liron një hormon që quhet oksitocin që ju qetëson dhe ju jep më shumë mundësi të përballeni më mirë me stresin. Për shembull, mund të qeshësh, të shpërqendrosh ose të përpiqesh të zgjidhësh një problem. Ai gjithashtu mund të ulë tensionin e gjakut dhe nivelet më të ulëta të kortizolit “hormon stresi”, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë.
Ndihmon zemrën
Bën mirë për rrahjet nëse presioni i gjakut është më i ulët dhe nivelet e stresit janë të ulëta. Shkencëtarët thonë se është më e qartë tek gratë përfitimi nga përqafimi, por duket se është e vërtetë për të dyja gjinitë.
Lehtëson dhimbjet
Një përqafim mund të japë më shumë se thjesht mbështetje morale pas një lëndimi. Oksitocina që çlirohet mund të ndihmojë në bllokimin e sinjaleve të dhimbjes. Ajo punon aq mirë sa që mjekët po përpiqen të kuptojnë se si t’i trajtojnë njerëzit me një formë laboratorike të saj.
Lufton ftohjet
Përqafimet nga njerëzit që ju besoni mund t’ju mbrojnë nga ky virus i zakonshëm, veçanërisht në qoftë se jeni shumë të stresuar. Dhe në qoftë se tashmë jeni i sëmurë, më shumë përqafime mund t’iu mbajnë larg nga përkeqësimi i simptomave tuaja.
Ju lidh me partnerin
Oksitocina nganjëherë quhet “hormon dashurie” – shpesh keni më shumë në gjak, nëse përqafoni partnerin tuaj. Çiftet që përqafohen dhe puthen lirisht tentojnë të jenë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më pak të stresuar.
Ndihmon gjumin
Oksitocina është përsëri përbërësi magjik, ndoshta për shkak të efekteve të qetësimit. Ju mund të merrni përfitime prej saj 10 minuta apo më shumë para se të shkoni për të fjetur gjatë natës.
Ndihmon të lidhesh me të sapolindurin
Prindërit që përqafojnë foshnjat e tyre, veçanërisht lëkurën me lëkurë, ndihen më pranë tyre dhe u janë përshtatur më shumë nevojave të tyre. Hulumtimet tregojnë se baballarët kanë gjasa të përqafohen më shumë dhe nënat nuk duhet të ndihen të trishtuara.
Bën mirë për shëndetin e foshnjës
Përqafimi mund të rrisë nivelet e oksigjenit të një foshnje, të qetësojë frymëmarrjen dhe të lehtësojë sinjalet e dhimbjes. Dhe për një fëmijë nën peshë, ai rrit gjasat për mbijetesë me më shumë se një të tretën. Ndihmon rritjen e trurit dhe lufton infeksionin dhe sëmundjet e tjera, si hipoglikemia ose hipotermia.
Përqafoni … Telefonin tuaj?
Në një studim, njerëzve iu kërkua të përqafonin një jastëk me një telefon të integruar dhe të bisedonin me një partner përmes pajisjes. Rezultatet treguan se përfitimet ishin të njëjta me atë të një përqafimi të vërtetë: hormone më të ulëta të stresit. Shkencëtarët po e studiojnë këtë efekt për të parë nëse ai mund të rrisë mbështetjen sociale në këtë epokë të teknologjisë.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.