Jemi thuajse në fund të stinës së verës dhe mund ta themi me siguri se këto kohë plazhet po frekuentohen në maksimum. Tregues të këtij fakti janë trafiku i rënduar në rrugët e vendeve bregdetare, prania e shumë njerëzve në det, si dhe fakti që përherë e më shumë po bëhet e vështirë të gjesh një shezllon të lirë, sidomos nëse shkon në plazh në mesditë. Çdo vend gjendet i zënë. Por a i njohim ne vlerat e ujit të detit në shëndetin tonë?
Uji i detit përmban 3,5% kripë, pra në një litër ujë deti gjenden të tretura 35 gramë kripë. Veç tyre, në ujin e detit ka dhe një sasi të vogël magnezi, sulfati dhe kalciumi. E vetmja gjë për të cilën nuk na ndihmon dot uji i detit, është hidratimi i trupit, por kjo është diçka shumë e vogël që mund të korrigjohet me konsumin e ujit normal, përpara gjithë përfitimeve që mund të kemi në shëndet.
Uji i detit pastron lëkurën tonë. Kripërat e tij nën rrezatimin e diellit bashkëpunojnë për pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Pikat e zeza në fytyrë, aknet, psoriasis e shumë gjendje të tjera patologjike, mund të eliminohen me ujin e detit.
Ndihmon në forcimin e sistemit imun. Gjatë notit, rruazat e kuqe të gjakut rriten 5-20%, ndërsa ato të bardha akoma më tepër duke bërë të mundur forcimin e sistemit imun, sidomos në kushtet e diabetit, sëmundjeve me bazë imune, apo anemisë kur kemi ulje të rruazave të bardha të gjakut.
Uji i detit redukton ankthin dhe stresin. Duke qenë se përmban magnez, i cili ndihmon në qetësimin e nervave, gjithë personave që bëjnë një jetë stresuese, u rekomandohet të shkojnë në plazh për t’u qetësuar, në mënyrë që të mos marrin barna, të cilat normalisht kanë dhe efektet e tyre anësore.
Uji i detit ndihmon në problemet me mushkëritë. Nëse vuani nga astma, kolla, apo nga probleme të tjera shëndetësore të lidhura me mushkëritë, bëni mirë të shkoni në det e të notoni, pasi do ta menaxhoni mjaft mirë frymëmarrjen tuaj. Nga ana tjetër, prania e kripërave ne det, ndihmon në largimin e toksinave dhe elementëve të tjerë që dëmtojnë mushkëritë.
Pushimet në det ndihmojnë në normalizimin e problemeve me pagjumësinë dhe depresionin. Duke qenë se deti ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe në qetësimin e nervave, ai do t’ju ndihmojë edhe të flini më mirë dhe të përmirësoni humorin tuaj.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.