Aloe vera është një bimë që njihet gjerësisht për efektet e saj pozitive si në shëndetin tonë edhe në kozmetikë. A i dini të gjitha përdorimet e saj?
7 efektet pozitive të aloe verës në shëndet:
Lehtëson urthin
Ndonjëherë çrregullimet e tretjes shkaktojnë djegie të urthit, por konsumi i një sasie të vogël të xhelit të aloe verës në orarin e ushqyerjes lehtëson këtë dhe të tjera probleme që lidhen me tretjen.
Mban ushqimet të freskëta
Nëse aplikoni pak xhel nga aloe vera në zarzavatet dhe frutat tuaja, ato qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë.
Një alternativë për produktet e higjienës së gojës
Në një studim të vitit 2014 studiuesit zbuluan se ekstraktet e aloe verës kanë efekt në mbrojtjen e shëndetit dentar dhe pa efekte anësore siç mund të kenë lëngjet me bazë kimike.
Ul sheqerin në gjak
Nëse konsumoni 2 lugë xhel aloe vera, nivelet e sheqerit do të ulen për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Kjo nënkupton se në të ardhmen aloe vera mund të merret në konsideratë për të trajtuar të sëmurët diabetikë.
Një laksativ natyral
Aloe vera konsiderohet si një laksativ natyral dhe rezulton se ndihmon në lehtësimin e simptomave të kapsllëkut.
Trajton lëkurën
Ju mund të përdorni aloe vera për të mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe të hidratuar.
Mund të luftojë kancerin e gjirit
Një studim i ri tregon se një përbërës në gjethet e aloe verës ngadalëson zhvillimin e kancerit të gjirit.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.