Marrëdhënie

October 30, 2018 | 14:13

Të mirat që sjell të qenit i dashuruar…

Martin Luther King ka thënë: “Dashuria është e vetmja fuqi e aftë për ta shndërruar armikun në mik”.

Fjalën dashuri e hasni kudo në jetën tuaj. Për të flitet në mënyrat nga më të ndryshmet, prandaj  ekspertët kanë renditur disa arsye, pse të keni dashuri në jetën tuaj është diçka mjaft pozitive.

  1. Shton kënaqësinë në jetë

Sipas studimeve të ndryshme, nëse ekziston dashuria në jetën tuaj, juve ju shtohet më shumë kënaqësia në gjëra të ndryshme të përditshmërisë suaj.

  1. Bëheni njerëz më pozitivë

Mënyra si i mendoni gjërat është më pozitive. Ju mundoheni t’i ndihmoni njerëzit dhe nuk merrni anën negative të gjërave. Ju i buzëqeshni jetës!

  1. Përmirëson shëndetin

Fakti se jeni të qetë shpirtërisht do të thotë se ju keni më pak mundësi për të pasur probleme me shëndetin.  Dashuria, ju forcon imunitetin.

  1. Jeni më produktivë në punë

Gjendja shpirtërore ndikon shumë në mënyrën si ju ecin gjërat në punë. Nëse nuk jeni të qetë me ndjenjat tuaja, me shumë mundësi nuk do jepni maksimumin tuaj në punë.

  1. Shton vetëbesimin

Fakti që keni dashurinë në jetën tuaj, ju bën t’i përballoni gjërat me lehtësi dhe mos ta stresoni veten tuaj. Ajo ju bën t’i besoni vlerave që keni.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top