Në fokus

April 22, 2019 | 14:22

Të moshuarit mbipeshë jetojnë më gjatë

Të qenit disa kilogramë mbipeshë u zgjat jetën personave të moshës së tretë. Nuk është një deklaratë e pabazë, por është përfundimi i një studimi të bërë nga “University of Western Australia”.

Studiuesit kanë ndjekur për 10 vjet rresht 9200 persona të moshës mbi 70 vjeç. Mes tyre, ata që ishin mbipeshë (me një indeks mase trupore nga 25-29) kanë shfaqur një rrezik vdekshmërie 13% më pak, se sa ata që kishin një peshë normale (pasojë e aktivitetit të rregullt fizik).

Por në një kohë kur të gjithë i japin përparësi aktivitetit fizik, si është e mundur që mbipesha zgjat jetën? Sipas studiuesve, ky nuk është një problem metabolizmi, por i tabelave që duhen riparë e riformuluar: llogaritjet e peshës ideale si dhe ushtrimet fizike janë shumë të mira për të rinjtë, por janë tepër të forta e të vështira për të moshuarit, pasi nevojitet fuqi që për të moshën e tyre është e tepërt.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top