Marrëdhënie

December 11, 2019 | 8:17

Të ndihmosh një partner të stresuar

Lidhja e dashurisë jo gjithmonë është fushë me lule. Ka ditë që ndjejmë gjithë lumturinë e botës, ka të tjera ku nuk jemi edhe aq të kënaqur. Kjo për shkak edhe të problematikave që përbëjnë përditshmërinë tonë. Në kohën që jetojmë, stresi është bërë armiku më i madh i njerëzve dhe pa dyshim ndikon mjaftueshëm në një lidhje. Po si t’ia bëni kur partneri juaj shfaq shenja të dukshme të stresit? Si ta ndihmoni atë? Ndiqni këshillat tona…

Couple With Woman Suffering From Depression

1-PËRSHTATNI një sjellje dashamirëse, por të qëndrueshme pa lejuar tronditjen emocionale nga dinamika e stresit. Shmangini konfliktet, duke e ditur që një person i stresuar mund të ketë shpesh ndryshime të paparashikueshme humori.

2-NDIHMONI partnerin dhe analizoni faktet dhe shkaqet që e kanë krijuar gjendjen stresante dhe mendoni zgjidhjet. Për ta bërë këtë dëgjojeni pa e gjykuar: zgjidhjet mund të jenë më shumë sesa një.

3-SHPËRQENDROJENI partnerin nga mendimet fikse, duke i propozuar një shëtitje në park ose një seancë noti në pishinë për të shkarkuar nervat. Kujdesuni duke i bërë një masazh ose me një drekë të lehtë me ushqime të thjeshta e të freskëta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top