Për të qenë të shëndetshëm duhet të respektojmë alternimin mes ditës dhe natës, mes dritës dhe errësirës.
Sipas një studimi të publikuar në “Current Biology”, minjtë e ekspozuar në dritë për disa javë rresht, patën probleme muskulore, skeletore dhe imunitare. Eliane Lucassen dhe kolegët e saj vëzhguan minjtë e mbajtur në këtë ambient me drita për 24 javë. Tek këto kafshë u vu re dobësim i aktivitetit ritmik të disa qelizave nervore të trurit, i cili zgjat rreth 24 orë. Përveç kësaj, minjtë treguan një rënie në forcën e muskujve, ndryshim të strukturës së eshtrave dhe një përgjigje të ulët të sistemit imunitar. Me fjalë të tjera, minjtë, të privuar nga alternimi i ditës dhe natës, plakeshin para kohe. Megjithatë, ndryshe nga plakja normale, procesi i vëzhguar nga studiuesit holandezë ishte i kthyeshëm. Në fakt, ekipi i Universitetit Leida zbuloi se, nga rivendosja e alternimit mes dritës dhe errësirës, parametrat riktheheshin në normalitet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.