Marrëdhënie

December 5, 2016 | 9:47

Të ndryshojmë partnerin? Disa rekomandime për femrat

Të pretendosh se ke të drejtën për ta ndryshuar tjetrin është një konfrontim direkt dhe i dëmshëm, pasi rrezikoni të dukeni kokëfortë. Për të shmangur rezultate të tilla delikate për marrëdhënien tuaj, mjafton të jeni të kujdesshëm dhe jo të drejtpërdrejtë, duke u treguar e përmbajtur me sugjerime të matura. Të kemi parasysh se edhe vetë nuk ndryshojmë se na e kërkojnë të tjerët, por sepse kemi kënaqësi dhe interes që të jemi në harmoni me veten dhe me të tjerët.

Couple going though a bit of a rough patch

-Gratë duhet ta pranojnë partnerin e tyre për atë që është në të vërtetë. Të ndalojnë idealizimin e tij, ta dashurojnë atë, të pranojnë limitet dhe ndryshimet mes tyre pa pretenduar në ndryshimin e tij.

-Mund të jetë e vështirë, por të mos harrojmë se shpesh “dashurohemi më tepër” me të metat sesa me cilësitë e tjetrit.

-Zgjidhja më e mirë do të ishte të jemi të aftë për të bërë një “pakt” të dyanshëm, ku secila palë pranon defektet e tjetrit dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë funksionon një marrëdhënie e bazuar në respekt dhe mirëkuptim.

-Në momentin kur dy njerëz janë të dashuruar me njëri-tjetrin duhet të pranojnë edhe cilësitë, defektet dhe kufijtë. “Të pretendosh në ndryshimin e partnerit” do të thotë se nuk e dashuroni për atë që ai përfaqëson si individ dhe si partneri juaj. Mjafton të besojmë në përmirësimin tonë, një proces i cili duhet të përfshijë të dyja palët.

-Nëse do të duam me forcë të ndryshojmë sjelljet dhe qëndrimet e partnerit, atëherë kjo do të ishte një shenjë e dëshirës së fshehur: “për ta ndryshuar partnerin me dikë tjetër?…”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top