Në fokus

November 21, 2019 | 9:10

Të ngrënit shumë në mbrëmje, vë zemrën në rrezik

Hulumtimi i ri tregon se gratë që marrin shumë kalori në mbrëmje rrezikojnë të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Shumë besojnë se të ngrënit natën vonë është problem sepse krijon dhjam në trupin tuaj. Në fakt, një studim i ri ka treguar se problemi kryesor nuk është shtimi i peshës, por niveli i inflamacionit, të cilat shoqërohen me një rrezik më të madh të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Të ngrënit shumë në mbrëmje: Kërkimet amerikane

Studimi u krye nga Kolegji i Mjekëve dhe Kirurgëve në Universitetin Columbia Vagelos të New York. Studiuesit, të udhëhequr nga Nour Makarem, vëzhguan 112 gra të shëndetshme me një moshë mesatare 33 vjeç. Ekipi ekzaminoi shëndetin kardiovaskular të pjesëmarrësve, bazuar në Simple’s Life 7, e cila është një metodë për të monitoruar shëndetin e zemrës, e zhvilluar nga Shoqata Amerikane e Zemrës. Ajo merr në konsideratë:

  • shtypjen e gjakut
  • kolesterolin
  • sheqerin në gjak
  • aktivitetin fizik
  • dietën
  • peshën
  • pirjen e duhanit.

Duke analizuar këta faktorë, studiuesit llogaritin një rezultat rreziku. Pjesëmarrësit në studim bën ekzaminimet e duhura në fillim të studimit dhe pas një viti.

Sipas përfundimeve të arritura rezulton që ata që konsumojnë më shumë kalori pas orës 18:00 kanë tendencë të kenë shëndet të dobët kardiovaskular. Për çdo 1% më shumë kalori të konsumuara pas orës 6 pasdite, shëndeti kardiak dobësohet. Si rezultat, presioni i gjakut dhe indeksi i masës së trupit kanë tendencë të rriten, siç është glukoza në gjak. Nuk është rastësi që gratë me origjinë latine, të cilat përfaqësonin 44% të pjesëmarrësve, kishin përgjithësisht tension të lartë. Për arsye jetese, komunitetet spanjolle dhe latine zakonisht darkojnë vonë në mbrëmje.

Paralajmërimet për zakonin e të ngrënit natën vonë

Të ngrënit natën vonë vë në rrezik metabolizmin e sheqerit dhe yndyrës. Ndërhyn në lëshimin e disa hormoneve, thelbësore për shëndetin tonë dhe për metabolizmin.

Një hulumtim i Brigham dhe Women’s Hospital në Boston (SHBA) dhe Universiteti i Murcia (Spanjë), i botuar në 2013 në International Journal of Obesity, nxori në pah se edhe ata që hanë drekën pas orës 3 pasdite, shtojnë disa kile në pjesën e barkut.

 

 

 

Burimi / https://www.ok-salute.it/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top