Në fokus

January 16, 2020 | 8:04

Të ngrihesh në këmbë kur mësuesi hyn në klasë, një formë përshëndetjeje që duhet të rikuperohet

“Të ngrihesh në këmbë kur një mësues hyn në klasë është një gjest që po praktikohet gjithnjë e më pak në mesin e studentëve. Kjo është një formë përshëndetjeje që duhet të rikuperohet”. Këto ishin fjalët e Këshilltarit për Arsimin e Rajonit të Campania, Lucia Fortini.

“Ky është komuniteti që duam, i përbërë nga drejtorë, mësues, familje, institucione. Një territor të hapur për hir të fëmijëve. Ne u kemi parashtruar studentëve një ide: përshëndesni duke u ngritur në këmbë kur mësuesi hyn në klasë. Një gjest i vogël që është praktikuar dikur, por që është zbehur me kalimin e kohës. Do të doja që ky gjest të kthehej sërish”, përfundoi Fortini.

Ngrihuni në këmbë, një praktikë e shëndetshme

Siç dihet, kjo është një praktikë që nuk po praktikohet më si më parë,  por që duhet të rikuperohet për shkak të sensit të respektit që do të infektonte studentët e të gjitha niveleve. Nuk është, siç besojnë disa, një praktikë e lashtë, por një mënyrë e mirë e shëndetshme që mund të jetë e mirë vetëm për fëmijët, të cilët shpesh ndihen fajtorë për mosrespektimin e mësuesve.

Prandaj shpresohet që në fillim të këtij viti, studentët të jenë në gjendje të demonstrojnë marrëdhëniet mësues-nxënës përmes një gjesti kaq të bukur dhe të pastër.

 

 

Burimi / https://www.oggiscuola.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top