Në fokus

December 20, 2016 | 9:38

Të njihemi me EMDR e Integruar. Çfarë është dhe kur përdoret?

Kur “Eye Movement Desensitization and Reprocessing” (EMDR) u zhvillua nga Francine Shapiro, në 1989 përdorej si një metodë trajtimi për Çrregullimin e Stresit Post-traumatik (PTSD). EMDR reduktoi në mënyrë dramatike apo eliminoi ndikimet negative të kujtesës traumatike, të cilat çojnë në PTDS. Sot ajo është e njohur si një trajtim i zgjedhur për PTSD dhe mijëra njerëz kanë përfituar nga përdorimi i tij. 

Nga Msc.Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Nga Msc.Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

Që nga ajo kohë, studiuesit dhe terapistët kanë zgjeruar përdorimin e EMDR për të përfshirë një numër të diagnozave të tjera të shëndetit mendor përveç PTSD.
Është zbuluar se lëvizja EMDR jo vetëm ka eliminuar ndikimet e kujtimeve të mprehta, që çojnë në çrregullimin e stresit post-traumatik, por gjithashtu eliminon edhe ndikimet negative dhe vetë-perceptimet irracionale të shkaktuara nga kujtimet e këqija dhe përvojat e tilla në përgjithësi. Me këtë zbulim, trajtimi EMDR mund të aplikohet për depresionin, ankthin, probleme të marrëdhënieve, problemet e performancës ose çdo problem apo diagnozë të shëndetit mendor që është shkaktuar nga përvojat negative të jetës.
Për shkak të kompleksitetit të shumë prej këtyre problemeve, trajtimi e ka të nevojshme për të përfshirë sugjerime të tjera përveç EMDR me terapi të tilla si: terapia njohëse, lexime ose ushtrime komunikuese psiko-edukuese. Kjo qasje me shumë aspekte të trajtimit është quajtur “EMDR e Integruar”

Dy përgjigjet fillestare 

Kur të përdoret EMDR e Inegruar është e rëndësishme që terapisti të jetë në gjendje të parashikojë se si EMDR do të ndikojë te një klient të veçantë. Duke pasur këtë kuptim, terapisti mund të përcaktojë nëse sugjerimet e tjera të trajtimit janë të nevojshme. Me çdo seancë të EMDR-së ka dy përgjigje kryesore nga ana e klientit. Së pari, klienti përjeton një distancim nga kujtesa negative dhe një rënie që lidhet me emocionet negative, reagimet trupore dhe konjicionet negative që shoqërojnë kujtesën. Këto ndryshime janë të përhershme dhe terapisti mund të presë që klienti të jetë në gjendje për të diskutuar, për të hetuar, dhe të ritakojë sërish çdo pjesë të përvojës negative me një pamje objektive. Gjithashtu, ulja e reagimit negativ eliminon shpejt simptomat e PTSD, si dhe simptoma të ngjashme të depresionit dhe ankthit.

Përgjigja e dytë e dallueshme e EMDR-së është përpunimi i përshpejtuar i informacionit (AIP). AIP është përshkruar më së miri si një ristrukturim i shpejtë konjitiv i mendimeve irracionale që ndodh me risjelljen e kujtesës negative. Gjatë EMDR klienti ka një përshpejtim të mendimeve të arsyeshme, perceptimeve dhe konsideratave të lidhura me ngjarjen dhe e shikon kujtimin (dhe shpesh kujtime të ngjashme), në mënyrë të arsyeshme, racionale. AIP është ajo që lejon veteranët e traumatizuar të luftës, të cilët dikur janë ndjerë të pafuqishëm gjatë risjelljes së kujtimit, për të thënë: “Kam bërë më të mirën që mundesha dhe unë jam një ushtar i mirë” dhe viktimat e sulmeve seksuale që përjetojnë flash-back ndërhyrëse për të thënë: “Ka mbaruar, ka marrë fund dhe unë jam OK”.

AIP ka rezultuar  se mund të punojë edhe në pamjet e ardhshme që shkaktojnë reagime negative të tilla si tema e performancës, detyra në vendin e punës, gara atletike apo pohimet personale. AIP, në këto raste, i lejon klientit të shikojë përpara në pamjen e ardhshme të performancës me një perspektivë racionale dhe të arsyeshme në aftësinë e tyre për të përfunduar detyrën me sukses. Distancimi nga kujtesa traumatike dhe AIP janë të dyja një rezultat i pritur i çdo sesioni të suksesshëm EMDR. Duke e ditur se këto përgjigje ndodhin, e lejon terapistin të parashikojë se si një klient do të mendojë, ndjejë dhe veprojë pasi EMDR do të përfundojë dhe kjo mund të ndihmojë terapistin të marrë në konsideratë nevojat e tjera të klientit.

Niveli më i mirë që pritet… 

1Përveçse të njohësh përgjigjet e EMDR-së, është gjithashtu e dobishme të dimë se EMDR-ja do t’i sjellë një klienti atë që njihet si “niveli më i mirë i pritshëm” i tyre.
Për shembull: një klient, i cili ishte abuzuar në moshë të re, mund të ketë mbajtur kujtime negative dhe komplikime të lidhura me të për gjatë gjithë jetës. EMDR do ta sjellë këtë person në “nivelin më të mirë të pritur” të tij, që do të thotë se, të gjitha simptomat dhe reagimet negative fizike, emocionale dhe njohëse duhet të reduktohen apo të eliminohen. Klienti ka të ngjarë të ndihet shumë më mirë se sa është ndjerë ndonjëherë më parë. Megjithatë, nëse ai person është rritur në një mjedis me konflikte, ai nuk mund të ketë aftësi për të komunikuar nevojat e tij apo përparimin e tij.
Për këtë klient plani i trajtimit do të kërkojë që të shtohen sugjerime për aftësitë e komunikimit. Një klient i ngjashëm mund të përjetojë të gjitha përfitimet e listuara më sipër. Megjithatë, në qoftë se klienti ka një histori të neglizhimit, klienti mund të mos jetë në gjendje të shpjegojë ndryshimet e tij të brëndshme. Ky klient do të përfitojë nga ushtrimet e terapisë njohëse të dizajnuara për të ndihmuar një individ ti kushtojë vëmendje ndryshimeve specifike në mendime dhe ndjenja. Në përgjithësi, EMDR do ta sjellë një individ në “nivelin më të mirë të pritur” prej tyre, por nuk do të mësojë gjëra që nuk janë mësuar. Duke njohur këtë cilësi të veçantë të EMDR, terapisti dhe klienti mund të adresojnë nevojat shtesë dhe objektivat e trajtimit mund të sugjerohen si të domosdoshme.

1

Konsiderimet terapeutike …

EMDR e Integruar është një metodë shumë efektive e trajtimit për shumicën e të gjitha diagnozave të shëndetit mendor dhe mund të përdoret shpesh. Klientët që përdorin EMDR-n e Integruar e mbarojnë trajtimin më shpejt se sa në një terapi tradicionale (3-4 herë më shpejt) dhe janë në një pozitë më të mirë duke mos pasur më nevojë të kthehen më në terapi. Shumë terapistë do të gjejnë se EMDR -Integruar është e ndryshme nga terapia tradicionale.
Me EMDR-ën, terapisti vepron si një “menaxher teknik” mbi proçesin e trajtimit dhe ofron pak feedback apo interpretim. Në këtë mënyrë, roli i terapistit është zvogëluar dhe ka më shumë besim në metodën e trajtimit dhe pjesëmarrjen e klientit. Gjithashtu, terapistët tradicionalisht bëjnë sugjerime dhe interpretime të klientëve. Megjithatë, me EMDR dhe ndikimin e AIP, interpretimet më të mira bëhen nga klienti. Interpretimet terapeutike bëhen më mirë gjatë kohës së rishikimit.

Gjithashtu, proçesi i vlerësimit për ndryshim pozitiv në EMDR të Integruar mund të jetë i vështirë. Shpeshherë klienti përjeton një ndryshim dramatik në jetën e tyre. Megjithatë, me qenë se EMDR do ta sjellë dikë në “nivelin më të mirë të pritur” prej tyre, klienti e përjeton jetën si duhet dhe në disa raste nuk do të njohin ndryshimet.
EMDR e suksesshme është e krahasueshme me personin i cili e ka ndjerë dhimbjen e një këmbë të lënduar për disa javë dhe ku të zgjohet një mëngjes pa asnjë dhimbje, duke mos njohur se çdo gjë është ndryshe. EMDR është e njëjtë. Shpeshherë klienti nuk është në dijeni për ndryshimet deri në momentin që terapisti shqyrton simptomat dhe konjicionet e vetëbesimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top