Në fokus

November 20, 2016 | 11:07

Të pandarë për Shqipërinë / Denisa Balla: Si të promovojmë suksesin shqiptar në Kanada, rinia të brumoset që në universitet

Samiti i Diasporës mblodhi në kryeqytet shoqata shqiptare, personalitete të shquara dhe bashkëkombës nga të gjitha kontinentet. Synimi është për krijimin e një urë solide bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes komunitetit shqiptar në botë, si me Shqipërinë, ashtu edhe me vendet ku ata jetojnë. Synim tjetër i këtij Samiti është dhe dhënia e një impulsi konkret e pozitiv rolit e përpjekjeve të Diasporës për të kontribuar direkt në zhvillimet sociale, ekonomike e politike në Shqipëri.

denisa-balla

Denisa Balla, zëvendëspresidente e Qendrës shqiptaro-­kanadeze të Ekselencës në Kanada, përfaqësuese nga komuniteti shqiptaro-­kanadez, nga bota e online marketing, prej vitit 2005 është në Toronto. Në Samitin e Diasporës shqiptare ajo dha një pasqyrë të asaj çfarë ndodh me komunitetin në Kanada dhe si mund të krijojmë urat lidhëse me komunitetin shqiptar.

Denisa theksoi se, nëse të rinjtë shqiptarë duan të zhvillojnë ndienjën e sipërmarrjes duhet të ‘brumosen që në bankat e universitetit’.

“Më keni ngarkuar punën më të vështirë, sepse paneli bëri një prezantim të shkëlqyer të produkteve që kanë lançuar dhe tjetra, ta bëja sa më shkurt, sepse ky samit është për ju, për të gjetur vlerat.

Quhem Denisa Balla, jetoj në Kanada prej rreth mbi 10 vitesh. Kam shkuar si studente ndërkombëtare dhe vendosa të qëndroj pas një vendimi të gjatë. Nuk doja ta zgjidhja Kanadanë si vendin e qëndrimit se ofronte mundësi më të mira, por të shikoja nëse ajo do të ishte si shtëpi për mua. Pasi mbarova studimet në Toronto, në degën Ekonomi dhe Shkenca Politike e Mjedis, si shumë shqiptarë të tjerë, kisha ëndrrën që ndoshta do të vazhdoja për politikë, apo do përfshihesha në administratën shtetërore. Ndodhi që u gradova në vitin 2009 dhe e hapa veten rreth mundësive të tjera. U përfshiva në industrinë e re që ka marrë vrull në Amerikën e Veriut dhe gjithë Evropën ku komplimenton anën ekonomike dhe kreative. Ngjita shkallët e karrierës. Tani punoj në një agjenci që merret me strategji dhe ekzekutim.

denisa-balla2Pse jam këtu sot?

Gjatë gjithë rrugës sime për të gjetur misionin tim, përmbushjen shpirtërore, u fokusova shumë në karrierë, në krijimin e lidhjeve, por jo shumë në misionin shqiptar, madje nuk kisha shumë miq apo rrjete shqiptare. Pasi arrita një stad në karrierën time, tendenca e të dhënit mbrapsht, e lidhjes me komunitetin filloi të bëhej akoma më e madhe.

Njoha njerëz të zgjuar, shqiptarë që kishin arritur suksese në Kanada dhe aty lindi ideja e krijimit të Qendrës shqiptaro-­kanadeze të Ekselencës në Kanada. Pamë vakum në komunitet, të krijimit të një bashkësie shqiptaro-kanadeze, e cila promovonte sukseset dhe i lidhte ato bashkë me një qëllim, jo vetëm të festonin identitetin, gjuhën apo kulturën shqiptare, por të lidheshim, me qëllim për të promovuar suksesin shqiptar.

Pse këtu sot?

Sepse një nga qëllimet e organizatës është promovimi i shqiptarëve dhe i biznesit shqiptar në Kanada. Jo vetëm biznese të vogla. Gjithashtu ne po ndërtojmë dhe një rrjet të të rinjve, jo vetëm të shqiptarëve që kanë shumë vite në Kanada, që janë gjenerata e dytë apo e tretë, apo shqiptarë të lindur në Kanada, që janë në universitete dhe kanë shumë për të ofruar.

Çfarë dua dhe mund të ofrojmë është mundësia për të sjellë kapitalin njerëzor në Shqipëri, lidhjen dhe komunikimin e dy kombeve, shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kanada, me qëllim që të ndajnë përvoja dhe mbi të gjitha, të ndihmojnë organizatat apo produktet që ju keni ndërtuar tani, me qëllim për avancim. Kemi shumë shqiptarë atje me biznese. Me atë rast do donim shumë të ishim pjesë e kësaj nisme.

Ju përgëzoj për nismën. Është një realizim shumë i bukur, por edhe premtues, që nga logjistika, njerëzit e ftuar. Shpresoj të ketë vlera dhe të vazhdojmë diskutimet edhe pas panelit”, tha Denisa Balla. Sipas saj, “një nga gjërat që do të doja të shikoja më shumë që qeveria dhe akademia të bëjë, është bashkëpunimi i fortë mes dy institucioneve. Duam të shohim njerëz të lirë që ngjisin shkallët e suksesit. Por, ajo që do më bënte mua të lumtur, do ishte të shikoja që të ishit më të brumosur që në bankat e universitetit dhe të mbidheshim dhe të ndanim idetë. Të rinjtë hasin shumë probleme dhe le të jetë kjo platforma që i mbledh të rinjtë, të ulemi këmbëkryq dhe të flasim si të zgjidhim probleme përmes teknologjisë, OJQ­-ve. Jo vetëm të hapim një dyqan dhe të shesim paketa”.

Burimi: Gazeta PANORAMA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top