Këshilla & Arsye

December 10, 2019 | 8:22

Të pasurit një ‘plan B’, ju shpëton jetën…

Vallëzim, kopshtari, joga … cilat janë pasionet tuaja? Çfarë do të dëshironit të bënit nëse nuk do kishit këtë punë që bëni? Asnjëherë nuk duhet të braktisni “planin tuaj B”: hobet, pasionet tuaja, janë një rrjedhë energjie shumë pozitive për shëndetin tuaj mendor.

“Plani B”, një burim energjie

“Plani B” nuk duhet kuptuar si një ndryshim drastik, diçka që zëvendëson jetën dhe punën tuaj. Përkundrazi, duhet të jetë diçka që ju rimbush me energji dhe ju bën të ndjeheni të qetë dhe të shkujdesur, veçanërisht kur jeni të mbingarkuar nga stresi dhe problemet në punë.

Mos mendoni vetëm për punën

Puna nuk duhet të jetë gjëja e vetme më e rëndësishme për ju. Ju nuk mund të jetoni vetëm për punën: mendja juaj duhet të mendojë për diçka tjetër. Idetë dhe frymëzimet e reja vijnë gjatë kohës së lirë, kur mendja është e lirë dhe e oksigjenuar.

Një hobi e bën trurin më krijues

Të kesh një hobi të ndihmon të dëgjosh veten tënde, pasi të kesh një pasion stimulon trurin të kërkojë zgjidhje të reja duke e bërë atë më kreativ dhe më elastik.

Sfidat të ndihmojnë të rritesh

Sfidat janë oksigjen për trurin. Të zbulosh se je e zonja për të bërë diçka për të cilën nuk mendon se ishe i aftë, mund të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për rritjen tënde personale. Dhe madje mund të bëhet një biznes.

Mund të njohësh njerëz të rinj

Të kesh një pasion, një “plan B”, është një mënyrë për të takuar njerëz të rinj dhe për të thelluar njohuritë e reja jashtë punës.

Ji gjithmonë pozitive

Pozitiviteti përmirëson jetën tuaj, pasi mendimi pozitiv ju jep nxitjen që ju kujton të keni të gjitha kërkesat për të bërë atë që dëshironi.

Përqafoni këndvështrime të reja

Juve nuk ju mungon asgjë për t’u ndier të përmbushur, thjesht duhet të mësoni të organizoheni vetë për të marrë atë që ju nevojitet. Për ta bërë këtë, përqafoni këndvështrime të ndryshme, kështu që do të keni mundësi të gjeni mënyrën e duhur për të ecur përpara. Ndiqni pasionet tuaja, kthehuni dhe merrni frymë, bëni atë që ju pëlqen dhe ju lumturon më shumë.

 

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top