Këshilla & Arsye

February 19, 2017 | 9:51

Të përmirësosh memorien përmes sjelljeve të thjeshta

Të pasurit e një memorie të fortë është shumë e rëndësishme për punën e secilit nga ne, pavarësisht nga fusha e karrierës. Ekspertët e psikologjisë si dhe studimet më të fundit sugjerojnë se ekzistojnë mënyra për ta forcuar atë.

1

 

“Me kalimin e moshës, gjithmonë e më shumë vihen re probleme të kujtesës në njerëz të ndryshëm. Prandaj mënyra e jetesës që bëjmë ka shumë rëndësi. Duhen ndryshuar ato sjellje që e bëjnë kujtesën të lodhet dhe nevojiten më shumë sjellje që vendosin kujtesën në punë dhe e përforcojnë atë ”,thuhet në artikullin e gazetës mjekësore të Harvard Medical School.

Studimi në fjalë u bë me një kampion prej 250 njerëz me kapacitete kujtese të ndryshme. Pjesëmarrësit morën pjesë në këto lloj aktivitetesh: artistike (vizatim, pikturim apo skulpturë), artizanale (për shembull: qepje, qëndisje etj), apo edhe të tjera si vizita në teatër, në një koncert ose thjesht dalja me shoqërinë, aktivitete kompjuterike (video-lojëra, internet apo blerje online).

Sipas rezultateve, gjatë një periudhë 4-vjeçare, gati gjysma e pjesëmarrësve kishin përjetuar një rënie në performancën e tyre në punë, si pasojë e dobësimit të kujtesës. Por, nga ana tjetër u vu re se, kur individët performonin në fushën e aktiviteteve si artet, rezultonte se kishin 73% më pak mundësi që të kishin problem me memorien. Studimi tregon se, socializimi me shoqërinë respektive ul 55% rrezikun.

“Arsimimi i vazhdueshëm, të mësuarit e gjërave të reja ndikon gjithashtu pozitivisht në forcimin e memories”,  shprehen autorët, por theksojnë se shpeshherë, kujtesa ndikohet edhe nga tipare gjenetike.

/Monitor/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top