Shtatzënia mund të jetë një kohë e mrekullueshme por edhe shumë sfiduese dhe përzierjet në mëngjes është një nga aspektet më të pakëndshme të kësaj periudhe. Një studim tregoi se hormonet që shkaktojnë përzierjet në mëngjes janë të njëjta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit tek fëmijët. Hulumtimet e botuara në “The Journal of Pediatrics” zbuluan se përzierja që ndodh gjatë shtatzënisë është një shenjë e shkëlqyer e një IQ të lartë tek fëmijët.
Përveç kësaj, sa më e lartë është intensiteti përzierjeve aq më i lartë do të jetë inteligjenca e parashikuar e fëmijëve. Studimi përfshinte 121 gra që mbetën shtatzëna midis 1998 dhe 2003, dhe nivelet e IQ të fëmijëve u analizuan kur ata ishin midis 3 dhe 7 vjeç.
Studime të tjera, zbuluan se përzierjet në mëngjes gjatë shtatzënisë janë një shenjë e mirë, pasi ajo lidhet me një normë më të ulët abortimi. Me fjalë të tjera, përzierjet në mëngjes kanë një funksion mbrojtës, sepse kjo do të thotë që nivelet e hormoneve janë mjaft të larta për të mbajtur shtatzëninë. Por kjo është hera e parë që është zbuluar se të përzierat tregojnë se fëmijët do të jenë më të zgjuar kur të vijnë në jetë.
Përzierjet e mëngjesit nuk janë aspak të këndshme, por duke e ditur se e gjitha kjo ka kuptim, na bën t’i shohim gjërat ndryshe. Shtimi i gonadotropinës humane (GCH), çka shpjegon përse e keni atë përzierje të bezdisshme në mëngjes, krijon një mjedis ideal për placentën dhe për zhvillimin më të mirë nervor të fëmijës.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.