Pyetjet që duhet t’i bëni vetes
1. A dua me të vërtetë ta kaloj jetën time me të?
2. Çfarë ideje mbi çiftin më kanë transmetuar prindërit e mi?
3. Si do të doja të plakesha?
4. Si do të reagoj nëse ai/ajo do të humbasë cilësitë që më kanë joshur?
5. Në vështirësi, a do t’i jem gjithnjë në krah?
Përgjigjet mbi të cilat duhet reflektuar
1.Në fillim të lidhjes keni menduar se dashuria do të zgjasë përgjithmonë. Por me t’u përballur me vështirësitë ose me shfaqjen e divergjencave, idealizimi i partnerit fillon e fiket. Prandaj pyetjet mbi të ardhmen bëhen të nevojshme. Nëse në fillim partneri juaj mishëronte njeriun ideal, me kalimin e kohës nevojitet që të bëhen llogaritë, së bashku me defektet dhe dobësitë. Nuk është e mundur të jetohet një marrëdhënie e ekuilibruar, nëse nuk i pranojmë edhe anët negative të partnerit.
2.Familja e origjinës përbën një pikë referimi për të përshtatur dëshirat dhe nevojat. Reflektoni mbi të shkuarën, me prirjen për t’u identifikuar me njërin ose me tjetrin prind. Kjo do të thotë që të mendoni, sipas mënyrës suaj familjen dhe rolet e brendshme në çift. Është një prej udhëtimeve intime që duhet bërë për të jetuar qetësisht një marrëdhënie në rrugë të gjatë.
3.Frika e plakjes mund të provokojë një krizë edhe në çift. Në këtë fazë të re të jetës rrezikon të vuash, duke mos u ndjerë rehat ose të tradhtosh partnerin për të gjetur sigurinë në vetvete. Plakja, sëmundjet, vdekja, janë tabu që mund t’i vënë shumë çifte në vështirësi. Ama ekziston mundësia që t’i përballoni së bashku, duke e bërë zakon të flisni për to. Për të mundur të shikoni një tjetër mënyrë të të jetuarit të jetës.
4.Kjo pyetje fillon me një tjetër pyetje: çfarë është ajo që iu ka joshur te tjetri. Nëse jeni tërhequr nga bukuria, nga eleganca, nga pamja, nga statusi social, duhet të kërkoni të dini se si do të reagonit për shembull, nëse partneri do të shëndoshej, do t’i binin flokët, do të fitonte më pak para, ose do të humbte punën. Nevojitet që ta doni tjetrin edhe kur ato tipare, që iu kanë bërë për vete në fillim, t’i ketë humbur. Për të kapërcyer pamjen, mësoni të njihni dhe doni shpirtin.
5.Në momentet më të vështira, a jemi të aftë ta ndihmojmë partnerin. A është e mundur ta duam një njeri e të mos jemi në gjendje të përballojmë bashkarisht një krizë? Aftësia për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, tregon pasurinë e shpirtit tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.