Lojrat e fatit apo ndryshe bixhozi, është një koncept i gjerë që përfshin aktivitete të ndryshme (lojra me zare, me letra, poker, llotari të ndryshme, etj ) tërheqëse për njerëz të ndryshëm dhe perceptohet në mënyra të ndryshme.
Ato janë kthyer në një formë popullore, lehtësisht e arritshme dhe e preferuar për argëtim.
Industria e lojrave te fatit po përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri, duke shkaktuar viktimat e saj dhe duke shtuar numrin e tyre.
Për disa njerëz lojrat e fatit janë eksperienca të kënaqshme, për disa të tjerë të çojnë në efekte të mëdha negative, probleme që mund të rezultojnë në dëm të njerëzve të afërm, të lojtarëve dhe në komunitetin e gjerë.
Përkufizimi i bixhozit patologjik përfshin pasoja negative për individin, si përfshirja në krim, vështirësi financiare dhe dështim të marrëdhënieve ndërpersonale.
Bixhozi është fëmijë i kopracisë, vëllai i paudhësisë dhe babai i së keqes.
Me pak fjalë, ata vënë bast mbi fatin e tyre, por fati nuk mund të detyrohet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.